Tentoi të trafikonte 70 kg kanabis, pranga 48-vjeçarit rumun në Kukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Goditet një një rast i tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Kukës ndërsa në pranga ka rënë një shtetas rumun. Sipas policisë janë sekuestruar 70 kg kanabis, që kishin si dentinacion një nga vendet e BE-së.

Kukës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Indicia”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës.

Goditet një rast i tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Operacioni u finalizua falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative dhe të administruara nga strukturat hetimore kundër narkotikëve, të DVP Kukës.

Sekuestrohen rreth 70 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Vihet në pranga 48-vjeçari nga Rumania, që transportonte lëndën narkotike.

Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nga Kukësi me destinacion një nga vendet e BE-së, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe me autoritetet doganore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Indicia”.

Në kuadër të këtij operacioni, në PKK Morinë, në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin rumun F. B., për të cilin disponohej informacion i marrë përmes inteligjencës informative, nga strukturat hetimore të DVP Kukës.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare.

Lexo edhe :  Tirana në dy kohë, pas 26 maji 1996 dhe 11 majit 2025! (FOTO)

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 48 vjeç, banues në Rumani, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimi i thelluar, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV