Arrestimi i sekretarit të MEF, Hoxha bën paralajmërimin e fortë: Nuk kemi parë gjë akoma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta.

Në një postim që ka bërë në rrjetet e tij sociale, Artan Hoxha shkruan se viti i ri duket se ka nisur premtues në fushën e arrestimeve dhe goditjeve të Policisë së Shtetit.

Por po ashtu lë të kuptohet se do të ketë edhe prangosje të tjera, edhe pse nuk përmend emra.

POSTIMI I PLOTË:

Mbani frymen njerez…

Sapo u arrestua sekretari i pergjithshem i Ministrise se Financave, Arlind Gjokuta. Policia e Shtetit ka ekzekutuar nje vendim te gjykates per zyrtarin e larte te Ministrise se Financave. Gjokutaj akuzohet se eshte perfshire ne nje afere qe i ka shkaktuar shtetit nje dem prej 1.5 miliarde lekesh… Arlind Gjokutaj, ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai ka kryer studimet për Administrim Biznesi në Universitetin “Bocconi” në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku në Universitetin “Bicocca” në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016. Gjokuta e ka nisur karrierën në sektorin publik si ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë. Më pas ka ushtruar disa detyra në administraten publike, si Koordinator i Posaçëm për ekonominë pranë Këshillit të Ministrave (2015-2017), Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave(2017-2019), Drejtor i Përgjithshëm i Doganave (2019) dhe Drejtor i Përgjithshëm i Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion (2020-2021). Në Tetor 2021, Gjokutaj u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë. Mesa duket muaji janar 2023, ka nisur me kembe te mbare dhe plote “bereqet”… Me duket se nuk kemi pare gje akoma….

Të fundit

Nuk ka asnjë rikuperim, eksportet reale ranë me 7.4% për janar-korrik

Në pjesën e parë të këtij viti u duk se eksportet po rikuperoheshin, pas tendencës rënëse të dy viteve të kaluara....

Myslim Murrizi paralajmëron tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën

Më sytë nga SPAK dhe me bindjen se  do të jetë në  Parlament edhe pse nuk fitoi  mandatin e deputetit, Myslim Murrizi  paralajmëron  zhvillime te forta...

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka njoftuar se në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës do të mbahet referendum në fund të shtatorit. Këtë...

Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

Donald Trump ka ndërprerë në mënyrë të beftë takimin me udhëheqësit evropianë në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë,  për të telefonuar Presidentin rus...

43 p.e.s. – Ngjitja e Oktavianit në pushtet, detyroi Senatin romak ta shpallte Konsull

Pas vrasjes së Julius Caesar-it më 44 p.e.s., Roma u fut në kaos politik. Trashëgimtari i tij i birësuar, Gaius Julius Caesar Octavianus, vetëm...

Lajme të tjera

Web TV