NASA zbulon një ekzoplanet të ri që duket si “shtëpia jonë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teleskopi hapësinor TESS i Agjencisë Amerikane të Hapësirës ( NASA ) ka zbuluar një tjetër ekzoplanet të ngjashëm me tonin. Ky është TOI 700e, i cili ndodhet në një distancë prej rreth 100 vite dritë dhe është sa 95% e madhësisë së Tokës , domethënë është pak më i vogël, ndërsa sipas pamjeve është edhe shkëmbor.

Kjo “Tokë e dytë” duket se po rrotullohet rreth yllit të saj (një xhuxh i kuq i vogël, relativisht i ftohtë i tipit M) në një distancë të përshtatshme për ekzistencën e ujit të lëngshëm dhe zhvillimin e jetës. Astronomët kishin zbuluar më parë tre planetë në të njëjtin sistem, TOI b, c dhe d. Ky i fundit gjithashtu lëviz në një perimetër që e bënë të mundur jetesën dhe i ngjan Tokës .

Studiuesit, të udhëhequr nga astronomja Emily Gilbert e Laboratorit Jet Propulsion të NASA-s (JPL) në Kaliforninë Jugore, e bënë njoftimin në një konferencë të Shoqatës Amerikane Astronomike në Seattle dhe një botim në revistën e astrofizikës “The Astrophysical Journal Letters”.

“Ky është një nga sistemet e pakta me shumë planetë të vegjël dhe potencialisht të banueshëm që ne njohim. Kjo e bën sistemin TOI 700 jashtëzakonisht të përshtatshëm për studime të mëtejshme. “Planeti e është rreth 10% më i vogël se planeti d, kështu që rezulton se vëzhgimet shtesë me TESS na lejojnë të gjejmë botë gjithnjë e më të vogla”, tha Gilbert.

Ylli TOI 700 ndodhet në konstelacionin jugor të Dorados dhe në vitin 2020 u zbulua rreth tij ekzoplaneti d i ngjashëm me Tokën (dhe 20% më i madh se ai). Planeti më i brendshëm b, i cili është 90% i madhësisë së Tokës, atij i duhen  dhjetë ditë të bëj një rrotullim të plotë rreth yllit të tij mëmë. C është 2,5 herë më i madh se Toka dhe i duhen 16 ditë për të kryer udhëtimin e tij të plotë, d ka një viti prej 37 ditësh, ndërsa e ka 28 ditë.

Lexo edhe :  2008 – Michael Phelps, njeriu që sfidoi kufijtë e njeriut në pishinën olimpike

TESS (Transiting Exoplanet Survey Satellite) u lançua në prill 2018 dhe tani është gjuetari kryesor i ekzoplaneteve të NASA-s, pasi ka zbuluar 285 ekzoplanete të konfirmuara dhe më shumë se 6,000 kandidatë deri më sot.

Vëzhgimi i sistemit TOI 700 me TESS, si dhe teleskopë të tjerë me bazë në tokë dhe hapësirë, vazhdon. Sistemi TOI 700 është i dyti me shumë interes për astronomët pas sistemit më të afërt Trappist-1 në një distancë prej 39.5 vite dritë nga Toka, i cili ka shtatë planetë që kanë ngjashmëri me sistemin tonë diellor.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV