Tragjedia e Gërdecit/ Ish-ministri Fatmir Mediu merret i pandehur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatmir Mediu është sërish personi i cili do të përballet me drejtësinë për ngjarjen e Gërdecit, të ndodhur në mars të vitit 2008, ku në fabrikën e demontimit të municioneve u vranë 26 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë. Pas dy viteve hetim, SPAK i komunikoi dje ish-ministrit të Mbrojtjes dy akuza. Mediu: Proces politik, jam i pafajshëm.

Plot 15 vite pas tragjedisë së Gërdecit që la pas ngjarjen e rëndë me 26 viktima dhe qindar të plagosur, çështja merr tjetër rrjedhë.
Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes do të ulet në bankën e të akuzuarve për shpërdorim detyre lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 15 mars 2008 në fshatin Gërdec. Pas 13 vitesh SPAK e riktheu çështjen e Gërdecit sërish në tavolinën e hetimit dhe dje ka njoftuar mbylljen e hetimit dhe dërgimin para gjykatës së Fatmir Mediut për dy akuza: shpërdorim detyre dhe shpërdorim në bashkëpunim në kuadrin ushtarak. Dje ky i fundit është njohur më dy akuzat nga zyrat e SPAK në prezencë dhe të avokatit të tij Ardian Vishaj. Brenda 10 ditëve dosja do të shkojë në GJKKO që të shqyrtohet, ndërsa Mediu tashmë është i pandehur.

Hetimi i SPAK

SPAK hetoi përgjegjësinë e ish-ministrit në ngjarjen tragjike të marsit të vitit 2008, ndërsa e regjistroi si procedim penal në tetor të vitit 2021. Procedimi penal u regjistrua për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues. Kjo lëvizje e SPAK erdhi, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit, GJKKO, në 24 shtator të 2021-shit riktheu për hetim në SPAK dosjen e “Gërdecit”. Në vendimin e Apelit të GJKKO-së thuhej se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

Reagimi i Mediut

Fatmir Mediu dhe avokati i tij, Ardian Visha, pasi u njohën me dy akuzat deklaruan se hetimi i SPAK nuk solli asnjë element të ri nga hetimi i bërë asokohe nga Prokuroria e Përgjithshme. Ai nuk ka pranuar akuzat e SPAK, duke e konsideruar veten të pafajshëm në çështjen e madhe të “Gërdecit”. “Këtë akuzë nuk e pranoj. Jam i pafajshëm. Çështja e demontimit është çështje sigurie kombëtare me të gjitha praktikat e demontimit dhe në analizën e sigurisë kombëtare është demontimi. Kam deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që nëse do të gjendet një telefonatë me personin shqiptar apo amerikan që kryente biznesin, marr të gjithë përgjegjësinë për këtë çështje. Është cilësuar Gërdeci si një nga strukturat më të mira për demontimin e municioneve. Nuk ka qenë ministri, po autoritetet më të larta ushtarake që e kanë bërë me dije. Kush e certifikon një proces ushtarak, ministri? Nuk kam pasur asnjë kontakt as me firmën amerikane, as me frmën shqiptare të demontimit. U njoha me aktet dhe jam i gatshëm t’i përgjigjem SPAK-ut për çdo gërmë dhe dokument që kam firmosur. SPAK nuk ka sjellë asnjë provë të re. Për mua ka qenë e motivuar politikisht dhe asgjë më shumë. Secili të ketë të drejtë të pyetet dhe hetohet në mënyrë të drejtë”, u shpreh Fatmir Mediu.

Lexo edhe :  “Gregu ishte në koma, nuk dihej nëse do kthehej!”/ Rama rrëfen momentin e vështirë

Ngjarja e Gërdecit

Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 (e shtunë) mars, 2008 rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Gërdeci është fshat i qarkut të Tiranës, Shqipëri dhe shpërthimi ndodhi në një “fabrikë” për demontimin e armëve. Demontimi i armëve ishte një prioritet që qeveria e Shtetit Shqiptar kishte marrë përsipër për anëtarësimin në NATO; pasi siç kishte deklaruar kryeministri i vendit asokohe Sali Berisha për Agjencinë Reuters: “Pirgjet e 100 000 ton municioneve 40–50 vjeçare është një nga problemet tona më serioze”. Shpërthimi shkaktoi me qindra të plagosur dhe shumë shtëpi pësuan dëmtime të shumta. Tragjedia u shoqërua edhe me ngjarje të tjera politike. Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, do të jepte dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë. Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “përgjegjësi morale.”. Edhe pse në fillim grupet opozitare do të qëndronin pasive ndaj ngjarjes, më pas ata do të akuzonin drejtpërdrejtë qeverinë si shkaktare të tragjedisë. Ngjarja la një shije të hidhur në opinionin publik, por do të ishte artikulli i gazetës së Neë York Times ai që do të shkaktonte debate të ashpra politike në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Artikulli “Supplier Under Scrutiny on Arms for Afghans” i publikuar më 27 mars të vitit 2008, nuk u mor parasysh nga qeveria, madje kryeministri Sali Berisha e quajti artikullin “Letër higjienike”.

Të fundit

Procedimet penale për mashtrimet në kredi dhe në sigurime u rritën vitin e kaluar

Procedimet për veprat penale të mashtrimit me kreditë dhe mashtrimit në sigurime u rritën vitin e kaluar. Sipas informacionit...

‘Paga mesatare është rritur dy herë’/ Rama: Janarin që vjen, minimalja do shkojë 500 euro

Kryeministri Edi Rama thotë se paga  minimale do të shkojë 500 euro janarin që vjen. Në komunikimin me ndjekësit live  në rrjete sociale, kreu...

PS çel fushatën të shtunën, Rama: Nesër, dita e rënies së gongut zyrtar

Kryeministri Edi Rama thotë se nesër, 11 prill është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 majit. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët,...

Leku ‘mund’ euron, mësoni me sa këmbehen monedhat e huaja sot

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.5 lekë në blerje dhe 99.2 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Nëntë vende për t’u parë në 2025, në listë edhe Shqipëria: Ideale për plazh dhe eksplorim

Shqipëria është mes nëntë vendeve, që BBC u sugjeron lexuesve t’i vizitojnë përgjatë vitit 2025. Në artikull, prestigjiozja britanike shkruan se Shqipëria ka qenë prej...

Lajme të tjera

Web TV