Agjenti i Theo Hernandez premton besnikëri: “Ai dëshiron ta mbyllë karrierën këtu”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Theo Hernandez mund ta mbyllë karrierën te Milan. Agjenti i mbrojtësit të majtë, Manuel Garcia Quilon tha për mediet në Itali se mëngjarashi ka gjetur ambientin e duhur. 25-vjeçari nga Marseilla prej 2019 është pjesë e kuqezinjve, teksa kontrata e tij me Milan është deri në 2026.

“Çdo lojtar ka një skuadër tek e cila gjen habitatin e tij, identitetin e tij. Theo që kur ka arritur në Milano, është ndjerë i vlerësuar si nga Maldini dhe Massara ashtu edhe nga i gjithë ambienti dhe tifozët”, tha fillimisht Manuel Garcia Quilon, agjenti i mbrojtësit të mjatë të Milanit.

Më pas agjenti tregoi se Theo është i lumtur në Milano.

“Është rritur shumë në “San Siro”, është i lumtur me qytetin, nëse skuadra vazhdon të rritet njësoj si ai, nuk e përjashtoj mundësinë që ai të qëndrojë gjithmonë këtu. Në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë, por Theo është shumë i lumtur këtu”, përfundoi agjenti.

Të fundit

Rastet e fruthit në SHBA arrijnë nivelin më të lartë në 33 vite

Numri i rasteve të fruthit në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 1,277 që nga e premtja, duke shënuar...

Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dhuroi ish-presidentit Donald Trump një letër nominimi për Çmimin Nobel...

Opozita ka ik me pushime në plazh/ Rama bëhet gati për zgjedhje në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehu bindjen se zgjedhjet e pjesshme për katër bashki të vendit, do të zhvillohen në muajin gusht. Sipas tij...

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi? Ekspertja: Po mundohen…

Më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga Ushtria e Republikës Srpska në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës në korrik të vitit 1995,...

Walt Whitman do ta urrente këtë

Nga Elisa New Në vitin 1865, poeti Walt Whitman pyeti: O ç’të vendos në muret e dhomës? Dhe ç’piktura të var nëpër mure, Për të stolisur shtëpinë e...

Lajme të tjera

Web TV