Shehi kundër aleancës “Foltore”-PL/ Meta politikan “dredharak” nuk krijon mirëbesim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka deklaruar se nuk është entuziast për bashkimin e PD-së me PL, duke shpërthyer kështu në akuza të forta në adresë të dyshes Berisha-Meta. Në një intervistë televizive ditën e djeshme, ai theksoi se LSI-së me zig-zaget e veta gjatë 20 viteve nuk krijon një sistem afatgjatë besimi. Pavarësisht kësaj ai theksoi se çdo kush është i pranishëm në opozitë nëse është kundër qeverisë.“Nuk jam entuziast për marrëveshjen PD-PL. Në këtë hall që ka Shqipëria, dhe shqiptarët, çdo lloj force është kundër PS nuk do të përzija askënd. LSI-ja me zig-zaget e veta gjatë 20 viteve, nuk krijon një sistem afatgjatë mirëbesimi. Jemi në një kohë kur çdo njeri, çdo person që është kundër kësaj keqqeverisja konsiderohet i pranueshëm por kjo nuk do të thotë se ky është modeli që bën dritë”, tha ai.

Më tej Shehi thotë se detyra primare e opozitës është të rrëzojë Ramën nga qeveria.“Nuk është puna se ka kriminelë, se kriminelë ka dhe në Londër, por Edi Rama ka kriminalizuar shoqërinë shqiptare që nga 2015. Vuri fshatarët të mbjellin drogë, policët mbjellin drogë, numërojnë paratë e drogës. Sot është kriminalizuar shoqëria shqiptare. Ky është hall i madh. Dhe duke e kriminalizuar një pjesë e kësaj shoqërie nuk e suporton më këtë jetë dhe ikën edhe kur është mirë ekonomikisht.  Këtë duhet t’ia bëjmë të qartë shqiptarëve”, tha ai. Ndërsa si punë të dytë ai vendos nevojën për ndryshime në opozitë me njerëz dhe ide të reja.“Ato që janë alternativa të provuara një herë dy herë tre herë, 5 herë nuk mund të vazhdojë përjetësisht kjo punë. Nuk ka më vlerë politika nuk tërheq njeri. Ky është realiteti dhe duhet të përballemi, të mos bëjmë sikur nuk ndodh gjë. Meta një herë me PS-në, një herë bën partinë e vet, më pas bëhet me PD-në dhe më pas zihet e bëhet president e na kthehet për të rrëzuar Edi Ramën, më fal por ka lezet dhe kjo punë. Votuesi tregon se nuk e kupton dhe disa njerëz duhet të kenë kurajon ti thotë që nuk po kuptoni asgjë e po vazhduat kështu do të rrini po aty ku jeni. Ky është realiteti. Ata e mendojnë ndryshe, kanë lirinë ta thonë. Kanë televizionet që e mbështesin, kanë njerëz dhe një grup interesash nga prapa por nëse duam të largojmë këtë qeveri që ka mbushur kupën e ka korruptuar”, tha ai.

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV