VIDEO/ Lojtari i Marseille vendos rekord në debutim, ndëshkohet pas vetëm 25 sekondash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marseille përforcoi ofensivën me Ruslan Malinovskyi. Drejtuesit e klubit francez gjetën gjuhën e përbashkët me Atalantën për huazimin me detyrim blerjeje për 10 milionë euro (nëse Marseille nuk bie nga kategoria), shumë që shkon në 13 nëse arrihen disa objektiva si sigurimi i një bilete europiane.

29-vjeçari debutoi me ekipin e ri në triumfin 0-2 në transfertë përballë Troyes. Malinovskyi u fut në fushë nga trajneri Igor Tudor në minutën e 67’ dhe u ndëshkua me karton të verdhë vetëm 25 sekonda më vonë.

Mesfushori me tipare sulmuese, vendosi edhe një rekord tjetër, duke u kthyer në futbollistin e parë ukrainas që luan në Ligue 1 me Marseille dhe i teti që luan në kampionatin francez të futbollit.

“Jam i lumtur që mora menjëherë minutat e para me Marseille. Më duhet të punoj shumë, më vjen keq për kartonin. Nuk ishte fare faull, por gjithçka është në rregull”, u shpreh Malinovskyi.

Të fundit

Prençi: Në 4 orë nuk u ngrit një helikopter te “Syri i kaltër”

sh-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh në studion e A2 se kurora e pishave në parkun kombëtar...

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet...

Përfitimet familjare, Shqipëria në fund të Europës

Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë...

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 40 koshere bletësh

Zjarri që ka rënë në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur dhe e shpallur si “Monument Natyre”, ka nisur të shkaktojë...

Dy makina përplasen kokë më kokë në tunelin e Rrugës së Arbrit

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet në Rrugën e Arbrit. Sipas raportimeve,...

Lajme të tjera

Web TV