Anija u përfshi nga zjarri në Portin e Durrësit, Ministria e Mbrojtjes: Flakët u vunë…

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me ngjarjen që u shënua sot pranë portit të Durrësit, ku u përfshi nga flakër një anilje.

Ministria e Mbrojtjes njofton se dy anijet P-133 LISSUS dhe P-04 SEMANI dhe ekuipazhi i Forcës Detare në bashkëpunim me Sigurinë Portuale në Durrës arritën të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në anijen tregtare “KLEDES MARY”.

Efektivët e Forcës Detare kanë arritur të avakuojnë në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore.

“Dy anijet P-133 LISSUS dhe P-04 SEMANI dhe ekuipazhi i Forcës Detare në bashkëpunim me Sigurinë Portuale në Durrës arritën të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në anijen tregtare “KLEDES MARY”. Efektivët tanë të Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore” thuhet në njoftim.