Interi mposht Veronën me rezultat minimal, goli i Lautaros vulosi sfidën

Inter ia ka dalë të triumfojë 1-0 ndaj Veronës, në shtëpi, në ndeshjen e Serie A. Zikaltërit do shënonin shumë shpejt që në minutën e katërt me Lautaro Martinez.

Në fundin e fraksionit, nënkampionët e Italisë do pretendonin për penallti, për një prekje me dorë në zonë të kundërshtarit. Gjithsesi, VAR nuk do ishte i këtij mendimi, me skuadrat që shkuan me këtë rezultat në dhomat e zhveshjes.

Kishte minuta edhe për Krisjtan Asllanin, lojtari shqiptar u aktivizua në minutën e 70-të. Ky rezultat bën që të besuarit e Inzaghit të jenë në korsinë e titullit kampion.