Sulme të ashpra me raketa në Ukrainë, dhjetra civilë të vdekur në Dnipro

Sulme të shumta janë shënuar ditën e sotme në Ukrainë në qytetin e e Dnipro.

Të paktën 10 persona, duke përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën në një bastisje ruse sot në një ndërtesë apartamentesh në qytetin e Dnipro.

Kirylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas, tha se 15 persona janë shpëtuar deri më tani nga rrënojat. Ai publikoi një foto që tregon një pallat nëntëkatësh, një pjesë e së cilës është shembur.