I ati i Andrea Dervishit i cili u gjet pas 18 orësh i bllokuar në shpellën e Gramshit është shprehur se djali i tij është aventurier.
“Djali im bashkë me shokët është eksplorues i maleve. Qejfi i tij është aventura. Arriti ngeli 300 m në greminë, falë policisë së shtetit, forcave të RENEA që arritën ta shpëtonte.
Dua të them që më afër realitetit ishin forcat e RENEA-s, nata ishte shumë e vështirë për mua, me shumë të papritura, por zoti më ndihmoi.”- tha i ati.