30 vjet i gjymtuar, historia e dhimbshme e djalit për babain: Do t’i jepja këmbët e mia..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diljan Shehaj është një djalë nga Fieri me një histori familjare shumë të dhimbshme. Babai i tij është i gjymtuar prej 30 vitesh, pasi ka humbur të dyja këmbët nga një sëmundje e rëndë. Kjo ka sjellë vuatje të shumta për të gjithë familjen.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Diljani i ka prekur të gjithë me rrëfimin e tij, duke thënë se do të jepte edhe këmbët e tija, në mënyrë që të ecte qoftë edhe një herë me babain e tij.

Ndonëse është larg në Greqi dhe punon bojaxhi, ai mundohet që gjithmonë t’i kënaq prindërit dhe veçanërisht babain.

“Kanë qenë disa vite kur unë kam qënë në moshë të vogël. Nuk e kam përjetuar 100% atë dhimbje, e kam si imagjinatë. Se mesa më kanë thënë prindërit e ka përjetuar më shumë vëllai i madh.

Kam dashur që të bëhej ëndrra ime realitet, të ecja sikur edhe një metër dorë për dorë me babin, edhe këmbët e mia do t’i dhuroja. Por është një ëndërr që nuk do të më realizohet kurrë. Por edhe falenderimet e Zotit që më ka dhënë jetën.

Vitet e dhimbjes dhe të sëmundjes së plakut tim kanë filluar në vitet ’90. Viti i parë që ka prerë thembrën e këmbës ka qenë viti ’94, unë 36 vjeç tani. Kam qenë moshë e vogël atëherë.

Viti ’94 ka prerë majën e këmbës dhe mbas një viti ju bllokua komplet qarkullimi i gjakut dhe ia prenë këmbën lart. Në vitin ‘97 ka qenë edhe viti i fundit që ia prenë këmbën tjetër.

Ai është pranë nesh në çdo vend pavarësisht këmbëve. Nuk do të ndalesha kurrë ta kisha pjesë të jetës sime kudo që të shkoj.

Lexo edhe :  Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm

Unë jam bojaxhi me patinim, me lyerje, me veshje shtëpish këtu në Greqi. Prindërit jetojnë në Fier për momentin, ne jemi këtu 4 vëllezër dhe mund të vijnë kur të duan. Pranë tyre që kujdeset për gjatë gjithë këtyre viteve është vëllai i madh”, u shpreh Diljani.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV