Eksperti i IT kallëzon AKSHI-n në SPAK: Serverat nuk kanë qenë të sekretuara, kjo i ka..

Eksperti i IT Gent Progni ka kallëzuar sot në SPAK, AKSHI-n pas rrjedhjes së informacioneve pas hakerimit iranian. Sipas tij serverat nuk kanë qenë të sekretuara, gjë që i ka ndihmuar hakerat. Ai shtoi ndërkohë se do të ketë edhe kallëzime të tjera.

Progni: Të dhënat tona janë të rrezikuara. Unë i kam bërë kallëzimet si individ. Jemi 850 programues It që kemi diskutuar dhe kemi bërë kallëzim.

Të them të drejtën ne kemi kapur vetëm një pikë, nuk do jetë kallëzimi i parë. Pika që kemi kapur ne është mosrespektimi i kushtevë dhe standarteve të ISO-s.

Serverat nuk kanë qenë të sekretuara dhe kjo ka ndihmuar në hakerim. Ne jemi konsultuar me juristë në mënyrë virtuale. E kemi bërë si qytetarë të këtoj vendi, për shpërdorim detyre të zyrtarëve të lartë.