Rizgjimi i tërmeteve në vend/ Ponari: Siguroni çfarë keni ndërtuar me shumë mund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti i së dielës me epiqendër 14 kilometra në juglindje të Burrelit dhe 23 kilometra në verilindje të Tiranës rikthehu edhe një herë frikën dhe panikun tek qytetarët, ndërsa në zona të caktuara pranë epiqendrës së lëkundjeve sizmike nuk munguan as dëmet materiale.

Tërmeti me magnitudë 4.7 ballë por edhe pasgoditjet e shumta që e pasuan shkaktuan dëme në disa banesa në Klos, Gurrë dhe Xibër.

Shqipëria njihet si një vend me veprimtari të theksuar sizmike, e goditur ndër vite nga tërmete të fuqishme me pasoja materiale por mbi të gjitha edhe në jetë njerëzish.

Nxitur nga kjo, në një intervistë për Top News, Avni Ponari, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria u shpreh se, kompanitë e risigurimeve e kanë Shqipërinë me ngjyrë të kuqe në hartat e tyre.

Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, ajo është gjithmonë e rrezikuar nga tërmetet. Hartat e risiguruesve më të mëdhenj botërorë Shqipërinë e kanë me ngjyrë të kuqe, së bashku me disa vende të tjera të rajonit. Por pozita ze një pozitë të vështirë për shkak të tërmeteve”, u shpreh Ponari.

Sipas CEO-s të SIGAL UNIQA, për shkak të këtij rreziku evident, zgjidhja e domosdosshme është sigurimi i çdo prone që zotërojmë, qoftë ai shtëpi, apartament, vilë apo edhe biznes.

“Në kushtet kur ky risk është evident dhe i përditshëm, një nga gjërat më të domosdosshme, më të shpejta dhe më të mira është që ne të kemi një lloj sigurimi. Dhe Sigurimi nga Tërmetet dhe Fatkeqësitë Natyrore janë të domosdosshme për çdo qytetar. Për çdo njeri që ka një pasuri, për çdo njeri që ka një biznes, për çdo njeri që ka një shtëpi”.

Por sa kushton Sigurimi i Pronës nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore?

 “Sigurimi nga Tërmeti ka një kosto shumë të ulët. Maksimumi mund të shkojë 1 Euro për m2. Por fillon me vetëm 5,000 Lekë në vit për apartamentet. Që është diçka normale”.

Ponari përmendi tërmetin tragjik të 2019-ës ngjarje për të cilën SIGAL UNIQA pagoi rreth 20 milionë euro dëmshpërblime për klientët e saj. Sipas tij, ajo ngjarje duhej të ishte një mësim për qytetarët shqiptarë.

Në tërmetin e 26 Nëntorit ne paguam rreth 20 milionë euro dëme të cilat ishin të siguruara. Tani, nuk nxorrëm mësime nga kjo ngjarje?! Natyrisht duhet të nxjerrim dhe duhet ta kuptojmë. Le të mendojmë një moment që tërmeti nuk bën ndarje individuale, as politike, as shoqërore, as as gjeografike. Ai godet në mënyrë të befasishme aty ku gjen terrenin. Mundësitë janë tonat të mbrohemi nga ky rrezik i madh”.

Avni Ponari ka edhe një mesazh për qytetarët teksa rikujton edhe një herë potencialin financiar që ka SIGAL UNIQA, pjesë e “UNIQA Insurance Group”.

Lexo edhe :  ‘Parti Enver, jemi gati kurdoherë’/ Miratohet me kaos Buxheti 2025 në Bashkinë Shkodër

Sipas tij, bashkë edhe me partnerë të tjerë, edhe më të fuqishëm, SIGAL UNIQA Group Austria ofron mbulime për të gjitha këto rreziqe. Ndaj mesazhi i tij është i qartë “Siguroni ato që keni ndërtuar me shumë mund”.

 “Unë do të kërkoja edhe një herë, në pozitën e një drejtuesi të një shoqërie sigurimi, që njerëzit të vendosin vetë për atë që kanë mundësi të bëjnë. Le ti kthehen sigurimeve dhe risigurimeve, sepse është e domosdosshme. Sigurimi është ai që të kthen në gjendjen e mëparshme dhe koha për tu kthyer në gjendjen e mëparshme është shumë e shkurtër. Sepse kompanitë e sigurimeve ju paguajnë menjëherë dëmet e shkaktuara. Ato kanë fuqinë financiare. Dhe Sigal është pjesë e një prej grupeve më të mëdha financiare në Europë, siç është “UNIQA Group”, në bashkëpunim me partnerë të tjerë më të mëdhenj në botë, të cilat kanë ndërtuar një portofol mbulimi për të gjitha këto rreziqe. Prandaj ajo që ju them është, siguroni atë që keni ndërtuar me shumë mundim”.

Misioni i një kompanie sigurimesh është të paguajë dëmet. Dhe SIGAL UNIQA nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka.

Në mbi 23 vite të ekzistencës së saj në treg, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri ka paguar çdo dëm në fusha të ndryshme, shëndetësore, dëme për banesat, për bizneset, për automjetet etj, konform kontratave në fuqi.

Një seriozitet i tillë i SIGAL në pagimin e dëmeve do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra pronave dhe biznesve, fakt ky që vërtetohet nga dëmet e paguara pas tërmeteve të vitit 2019, rikthimit në gjendjen e mëparshme të Teatrit “Skampa” në Elbasan dhe Kinema “Millenium” në Korçë dhe qindra e qindra shembujve në të gjithë Shqipërinë.

Ndaj, jo rastësisht, SIGAL UNIQA Group Austria numëron mbi 1 milion klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por, përveç shërbimeve unike, shërbimit profesional dhe pagesave në kohë të dëmeve, SIGAL UNIQA ka sjellë për klientët e saj qasje novatore siç është edhe mundësia e blerjes online të Sigurimit të Shtëpisë.

Hyni nga celulari apo laptopi në www.sigal.com.al  dhe në pak minuta Siguracioni i Shtëpisë vjen menjëherë tek ju.

Siguroni pronën tuaj nga tërmeti dhe jo vetëm. Por mos harroni! Aq i rëndësishëm sa sigurimi i pronës tuaj, është edhe kompania që zgjidhni. SIGAL UNIQA është një garanci më shumë për sigurinë tuaj.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

 https://www.youtube.com/watch?v=CZ47YPC2uGQ&feature=youtu.be

Kontakte për ekran:

Web: www.sigal.com.al

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: info@uniqa.al

Të fundit

Ish-forcat e sigurisë së Asadit i dorëzojnë armët qeverisë së re siriane

Ish-forcat e sigurisë të regjimit sirian i kanë dorëzuar armët e tyre qeverisë kalimtare të lidhur me rebelët në...

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve/Rama: I tmerruar! Shqipëria në solidaritet me Gjermaninë

Pas sulmit të ndodhur në Gjermani, ku një makinë hyri në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg duke marrë përpara turmën, ka reaguar edhe Tirana...

Ligji për pensionet: Pensionistëve do iu njihet pensioni mbi bazën e librezës së punës

Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin që synon njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore për llogaritjen...

FJALA E ATJONIT E RE SIÇ ISHTE I RI

Pasionant i fjalës, Atjon V. Zhiti, e kërkonte dhe e donte atë. Gazeta jonë ka botuar më parë shkrime nga vëzhgimet e tij rinore,...

Në ditëlindjen e Stalinit, Tirana vazhdon të përkujtojë “21 Dhjetorin”

Nga Leonard Veizi   Në një ditë të zakonshme të dimrit në Tiranë, kur ajri është i mbushur me grimca të pamasa ndotjeje dhe aromë kafeje...

Lajme të tjera

Web TV