Francë/ Protesta në rrugë kundër planit të Macron për rritjen e pensioneve (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive nga Monada Mehmetaj, Strasbourg

Mijëra protestues kanë dalë sot në rrugët e qyteteve të ndryshme të Francës për të kundërshtuar planin e presidentit Macron për rritjen e moshës së pensioneve.

Sindikatat kanë bërë thirrje për një protestë ndërsindikale dhe pritet ndërprerja e punës në disa sektorë publik dhe privat.

Duke qenë se Franca është një ndër vendet më të pasura në botë, kurrsesi nuk mund të rëndojnë pensionet mbi kurrizin e punonjësve.

Qeveria e Emanuel Macron ka një përgjigje pro këtij vendimi, ndërsa deputetët e mazhorancës mendojnë se protestuesit duhet të presin derisa çështja të diskutohet në detaje.

Si pasojë e grevës, mencat e shkollave do të jenë të mbyllura sot në të gjitha nivelet, si dhe pritet një pjesëmarrje shumë e madhe nga sindikatat e CTS. Gjithsej janë 542 punëtorë grevistë, pa llogaritur stafin teknik.

Për shkak të protestës së sotme, disa shkolla nuk kanë zhvilluar mësim pasi dhe mësuesit janë të përfshirë në këtë protestë. 25% e mësuesve ndodhen prezent në këtë protestë dhe 54% nga këta, janë nga zona bazë.

Në grevë janë të përfshirë edhe organizatat rinore, edhe pse e kanë larg pensionin, pasi nuk ndihen të sigurtë për vazhdimësinë e karrierës së tyre.

Sindikatat mendojnë se sistemi i pensioneve nuk është në rrezik. Ata kanë zbatuar gjithmonë dhe propozuar zgjidhje alternative vazhdimisht në tavolinat e bashkëbisedimit, por asnjëherë zgjidhjet e tyre nuk janë marrë parasysh.

Të fundit

Kryemadhi: Fushata për Metën për hir të fëmijëve! Thonë që Monika kërkon vota për PS!

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Kryemadhi: Jam përfshirë në fushatë për babanë e...

Ju shqetëson celuliti? Ja disa ushqime përmes të cilave mund ta largoni

Me kalimin e viteve trupi fillon dhe humbet elasticitetin dhe masën muskulore të tij, dhe kështu fillojnë të shfaqen shumë probleme të lidhura me...

Bastet e paligjshme, Fagioli 2.8 mln euro borxhe: Nëse s’paguan, do të të bëj murator

Vijojnë të dalin detaje dhe shifra të reja lidhur me borxhet e lojërave të fatit të Nicolo Fagiolit në skandalin e basteve. Ish-lojtari i...

Loredana jep një mesazh: Vajta në dasmë për dy arsye

Mbrëmjen e djeshme Loredana ka shkuar në BB VIP në dasmën e Eglit dhe Gjestit. Ku pas pjesëmarres ajo ka bërë një postim në...

Tensionohet seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës nisi me një orë vonesë. Të parët që hynë në sallë ishin deputetët e partive...

Lajme të tjera

Web TV