Anulohet lundrimi i trageteve nga Durrësi në Bari, shkak stuhia detare

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë të gjithë territorin e vendit gjatë orëve të fundit.

Kompanitë e lundrimit kanë anuluar lëvizjen e trageteve nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas për shkak të stuhisë detare dhe dallgëzimit deri në 8 ballë.

Pritet që lundrimet të rifillojnë ditën e nesërme dhe pasagjerët do të rimbarkohen.

Ata të cilët dëshirojnë të anulojnë udhëtimin e tyre, do të marrin mbrapshtë paratë e paguara për biletën.