Kruja mbulohet nga dëbora/ Në Qafë-Shtamë kalohet vetëm me zinxhirë, fshatrat pa energji

Reshjet e dëborës kanë mbuluar të gjithë malet në rrethin e Krujës, ku trashësia ka shkuar deri në 15 cm.

Aktualisht rruga për në Qafë-Shtamë është e kalueshme vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë përsa i përket lumenjve, niveli i tyre është rritur, por deri tani nuk paraqesin problem.

Ndër të tjera raportohet se disa fshatra janë pa energji elektrike si pasoje e dëmtimit ë linjave furnizuese.