Kush dha urdhër në 21 janar? Gazetari Hoxha zbulon për herë të parë PËRGJIMIN

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan hoxha ka publikuar sot një regjistrim audio ekskluziv që tregon se çfarë ka ndodhur gjatë protestës së përgjakshme të 21 janarit, ku u vranë: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.

Lidhur me këtë provë, të zbuluar vetëm 12 vite më vonë, Hoxha deklaroi se regjistrimi ishte bërë nga një vend aleat, pasi të gjithë regjistrimet e bëra nga autoritetet vendase, janë fshirë.

“Pushteti u sigurua t’i fshinte pamjet. Përveç shqiptarëve, aty kishte dhe diplomatë të huaj. Kishte njerëz shumë tek kualifikuar të vendeve aleatë nuk mund të rinin pa e parë këtë ngjarje. Ata e kanë regjistruar këtë gjë dhe është mbajtur si provë. Më është vënë në dispozicion për të akorduar ngjarjet. Më është kërkuar të bëj mbivendosje, për të lidhur zërin me figurën. Jam tronditur kur e kam dëgjuar.

Aty kupton se çfarë ka ndodhur. Kjo është një provë e fortë që tregon se protestuesit janë vrarë me urdhër në intensitetin e protestës. Dhe kur njerëzit ishin lodhur. Ky material është regjistruar nga aleatët tonë. Kur dalin këto vendimet non grata dhe kur këta të shpallur kërkojnë prova mua më vjen të qesh sepse ata e dinë çfarë provash kanë. Regjistrimi është bërë nga një vend aleat. Ma vuri në dispozicion për të bërë leximin e ngjarjes.”- deklaroi Hoxha në Zona Zero.

Të fundit

Shqipëria që nuk është më…

Rrallë gjen ndonjë vend në botë, që mund të ketë pësuar një transformim të tillë në më pak se...

Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

Italia vijon të përballet me një valë të paprecedentë të të nxehtit, me temperatura që arrijnë deri në 40-41°C në disa rajone dhe me...

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohet për 10 të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në një pikë karburanti në Romë të Italisë. Sipas raportimeve në mediat italiane, shpërthimi...

Feston 61-vjetorin, Rama pritet në PS me duartrokitje e lule

Shefi i qeverisë feston sot 61-vjetorin. Edhe pse ka ditëlindjen, kryesocialisti ka vijuar sot një tjetër mbledhje me deputetët e Tiranës dhe përfaqësues të...

“Shiti 5 mld euro naftë dhe nuk pagoi taksa”/ Bankers duhet të hetohet nga SPAK!

Gazetarja Klodiana Lala, dha detaje nga aksion i Prokurorisë së Fierit, e cila ka lëshuar 14 masa sigurie për drejtues dhe ish drejtues të...

Lajme të tjera

Web TV