Paralajmërimi i fortë nga eksperti: Betonizimi, shkak për tërmete dhe përmbytje, duhet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i Bankës Botërore, Enriko Ceko, paralajmëroi rrezikun e shtimit të tërmeteve në territorin e Shqipërisë.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’, kalimi i pjesës më të madhe të popullsisë në ultësirën perëndimore, e shoqëruar me betonizimin e kësaj pjesë të territorit ka sjellë prishje të balancës së territorit.

“75% e popullsisë është spostuar në ultësirën perëndimore nga Shkodra në Sarandë. Përveç se kemi spostuar popullsinë, ne në këtë territor kemi spostuar me mijëra ton materiale ndërtimi, nga malet e nga e lumenjtë, i kemi dërguar në ultësirën perëndimore. Kjo përbën një rrezik shumë të madh, jo vetëm për përmbytjet, pasi ti praktikisht ke penguar qarkullimin e ujit, por ke krijuar situatë të rrezikshëm edhe për tërmetet, pasi ke zhbalancuar peshën në territorin e Shqipërisë dhe ti çosh në perëndim të vendit, të bëshë kulla me 10 kate, ke prishur balancën e peshës së territorit”, tha Ceko.

Sipas Cekos, përmbytjet në Shqipëri janë të moçme, por nuk janë marrë masat e duhura për t’u parandaluar.

“Ka patur përmbytje edhe më përpara, 48, 49, 53,57, 59, 62, 80, 82 dhe pastaj ka patur një periudhë pa përmbytje të shumta, ishte koha ku bënë investime nga BB, 2001-2009 dhe menjëherë me ndërprerjen e projektit rinisën përmbytjet. 2010-2012, 2013, 2017, 2018 e me radhë.  Që nga viti 2009, jo vetëm që ska investime të reja, në fushën e veprave ujore, por s’ka as rehabilitim të veprave të kaluara. Pjesa më e madhe e rezervuarave të Shqipërisë, 630 ku ka edhe diga, janë ndërtuar në vitet 60-80. Asnjë pas viteve 90’. Shteti duhet të ketë një katalog për veprat ujore e kulluese, ku duhet të shënojmë kur është bërë rehabilitimi, sa vjet mund të qëndrojë ky rehabilitim. Më pas eksperti ndjek ecurinë, kryhet investimi sipas nevojës. Nuk ka shtim të rritjes së nivelit të shiu, o kemi të përqendruara, por jo në sasi më të madhe. Ne duhet të marrim masa para periudhës së reshjeve”, tha Ceko.

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV