Pësoi atak kardiak në gjumë, macja i shpëton jetën kujdestares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 8 gusht , rreth orës 4:30 të mëngjesit, gruaja 42-vjeçare, Sam Felstead, pësoi një atak kardiak ndërsa flinte gjumë.

Si me instinkt, në atë moment macja e saj, Billy, e zgjoi duke i kërcyer në gjoks dhe duke mjaulluar me zë të lartë.

“Ai është shumë inteligjent. Ai nuk u largua nga unë për asnjë minutë ”, thotë sot Sam, e cila në një farë mënyre ia ka borxh jetën kafshës së saj.

“Kur më zuri gjumi, u ndjeva mirë. Në fakt, edhe qentë i kisha nxjerrë në shëtitje, nuk u sëmura dhe nuk u lëndova askund ”, kujton Sam.

Megjithatë, kur macja e saj e zgjoi, ajo kuptoi se ishte në shtrat dhe nuk mund të lëvizte. Ajo e kuptoi menjëherë se kishte nevojë për ndihmë dhe lajmëroi nënën e saj, e cila nxitoi ta çonte në spital.

“Mjekët thanë se bëra shumë mirë që shkova në spital në kohë”, tha Sam.

Lucy Hoile, e cila studioi sjelljet e maces, beson se ndërhyrja e kafshës nuk ishte rastësi.

Ajo thotë se disa ndryshime që macja vuri re te kujdestarja e saj, si djersitja, lëvizjet e çuditshme ose tingujt, e shtynë atë të merrte masa.

“Unë mendoj se ndoshta i shpëtoi jetën, sepse falë saj gruaja ka kërkuar ndihmë mjekësore. Por nuk mund të them se e bëri me qëllim. Thjesht, ishte reagimi i maces ndaj situatës”, tha ajo.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV