Zbardhet pas 3 vitesh atentatit ndaj prokurorit Ndoja, arrestohen bashkëpunëtorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku, si dhe u plagos vetë prokurori dhe Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i shijakut.

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur ngjarjen e tre viteve më parë ku përveç Redjan Rrahjes dhe Arjol Halilajt që janë arrestuar ndërsa 4 persona të tjerë janë shpallur ne kerkim.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se janë zbardhur të gjitha rolet e personave që janë përfshirë në këtë ngjarje, duke filluar nga organizatorët, porositësit, qitësit dhe personat që kanë marrë pjesë.

Me urdhër të gjykatëa së Posacme për këtë ngjarje janë lëshuar për Plaurent Dervishaj, Julian Mecaj, Bashkim Haxhija dhe Marsel Decka.

Ende nuk dihet nëse policia ka arritur të zbatojë urdhërin e GJKKO-së, për të prangosur  të gjithë personat e dyshuar për atentatin ndaj ish prokurori Ndoj.

I arrestuar deri më tani raportohet vetëm Akil Nerjaku.

Një ditë më parë SPAK ka ushtruar kontroll në shtëpinë e deputetit socialist Rrahman Rraj, duke kërkuar nipin e tij, Ramazan Rraja, por të cilin nuk e gjetën në banesë.

Raportohet se i gjithë aksioni është ndërmarrë nga dëshmia e një bashkëpunëtori të drejtësisë.

Të fundit

“70 mijë vende pune”, Blendi Gonxhe jep lajmin e mirë nga Berlini

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit,...

“Unë jam Zoti, ISIS ka dalë nga qelia”, dënohen bosët e mafies shqiptare! 15 vite…

Dy bandat shqiptare të drejtuara nga Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj janë dënuar përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit në Itali, duke i dhënë fund...

Gjermania kufizon ligjin për bashkimet familjare, a e pësojnë shqiptarët?

Pas Greqisë e cila ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit, edhe Gjermania ka prezantuar një projekt...

Trump: Për dy javë kuptojmë nëse Putini po tallet me ne

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, duke u zotuar...

“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në...

Lajme të tjera

Web TV