“Turi i realitetit”/ Këlliçi vijon takimet në Tiranë, i bindur për fitoren e 14 majit

Kandidati i demokratëve për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vijuar edhe sot takimet me qytetarët, në kuadër të zgjedhjeve të 14 Majit.

Përmes një fotoalbumi në rrjetet sociale, Këlliçi shihet i rrethuar nga të rinjtë, teksa përcjell mesazhin se tashmë ka nisur turi i të vërtetës dhe realitetit.

“Ky është turi i realitetit. Të rinjtë i thonë gjërat ashtu siç janë. Mbani vesh. Fitojmë Tiranën”, shkruan Këlliçi, krahas fotove.