FOTO+VIDEO/ “Fustani i Kuq” në Këshillin e Europës, rrëfime përmes qëndisjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg

Presidenti i APKE-së Tiny Kox, Marija Pejçinoviq Buriç, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës dhe Beatrice Fresko-Rolfo, nënkryetare e Komitetit për Barazi dhe Mosdiskriminim, inauguruan sot ekspozitën “Fustani i Kuq’ , organizuar gjatë seancës parlamentare në Këshillin e Europës, në prani të artistes britanike Kirstie Macleod, e cila është dhe ideuesja.

Presidenti i APKE-së Tiny Kox, gjatë fjalës së tij, pasi përshëndeti të pranishmit, tha se ky projekt, përveç se është një deklaratë e fuqishme bashkimi, është gjithashtu dhe një shkrirje e dialogëve dhe identiteteve kulturore.

Projekti “Red Dress”  është shëndërruar në një platformë në të cilën zëri i grave që vijnë nga komunitetet e refugjatëve ose jetojnë në varfëri, dëgjohet.

“Fustani i kuq” tashmë ka shëtitur në të gjithë botën, nga Meksika në Londër, nga Parisi në Wells e Dubai.

Pas xhiros së botës, më lejoni t’ju them se tashmë “Fustani Kuq” është me ne këtu, në Këshillin e Europës.

Të nderuar zonja e zotërinj, ky projekt përfaqëson historitë individuale të të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë udhëtim dhe eksperiencë unike, dhe gjithashtu përfaqëson sfidat e çdonjërit pej tyre, të gjithë janë të ‘shkruar’ në historinë e këtij fustani.

Gjithësesi, copa e fustanit është një emblemë e bashkimit dhe barazisë, që na tregon se çfarë mund të arrihet kur njerëzit bëhën bashkë.

Në këtë moment ky mesazh është i përshtatshëm për rrethanat në të cilat bota ndodhet.

Duke punuar, bashkëpunuar të gjithë bashkë, mund të arrijmë gjithçka dhe të thyejmë barrierat që eksistojnë mes njerëzimit dhe shpresojmë të krijojmë një botë më të mirë për të jetuar.

Faleminderit që erdhët, dhe shpresoj të ju pëlqejë ekspozita”, ka përfunduar ai fjalimin e tij, para të pranishmëve.

Lexo edhe :  GJKKO zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Ilir Meta

Fustani, një projekt qëndistari bashkëpunuese, i përbërë nga 85 copa mëndafshi, u punua nga 363 gra, 7 burra dhe 2 artistë nga 50 vende të botës, duke përfshirë refugjatë nga vendet e shkatërruara nga lufta, azilkërkues dhe gra nga komunitetet e cenueshme.

Gjatë 13 viteve të krijimit të tij, “Fustani i Kuq” është kthyer në një platformë shprehjeje dhe një mundësi për të gjithë zërat që të dëgjohen.

Ekspozita përmban edhe foto të procesit të qëndisjes.

 

 

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV