Moti i keq/ Përmbytje në fushë, acar në male

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq ka përfshirë veriun e vendit ku situata mbetet problematike në qarkun Shkodër prej reshjeve të dëborës me intensitet të lartë që shoqërohen me rënie orteqesh. Aksi Qafë Thorë-Theth është i pakalueshëm ndërsa mbeten 1220 ha nën ujë në Njësinë Administrative Ana e Malit.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës në vend si pasojë e problemeve të shkaktuara nga moti i keq. Në një dalje për media thuhet se ditën e sotme vendi do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin ndërsa reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Ministria bën me dije se “nivelet e lumenjev janë nën nivelin kritik duke mos paraqitur rrezikshmëri për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre”. Për sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetëm në disa zona rurale të qarqeve Elbasan, Berat, Kukës dhe Shkodër, bën me dije ministria. Problematikat në qarqe si pasojë e kushteve të motit janë në qarkun e Shkodrës sipërfaqja e përmbytur është 1220 ha, ku 1200 ha janë në njësinë administrative Ana e Malit dhe 20 ha në njësinë administrative Dajç. Në qarkun e Lezhës uji ka filluar tërheqjen nga zonat e përmbytur duke e çuar sipërfaqen e përmbytur në 530 ha nga 770 ha që ishte ditën e djeshme, në ish kënetën Gjonem 200 ha, në njesine administrative Balldren 180 ha dhe në njesinë Zejmen 150 ha. Për sa i përket infrastrukturës rrugore, vijon qarkullimi normalisht në të gjitha rrugët nacionale. Ka prezence dëbore në pjesën më të madhe të tyre, për të cilat firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e tyre dhe kriposjen me qëllim vijimin normal të qarkullimit rrugor. Vijon të mbetet i bllokuar nga orteqet e dëborës aksi Boge-Theth ku ndërhyrja është e pamundur. Rruga e Obotit vijon me presencë uji edhe diten e djeshme me nje nivel 60 cm, për të cilën janë në gatishmëri një mjet i kalueshmërisë së lartë i FA-së të cilët mundësojnë transportin në atë rrugë. Gjithashtu rruga e Arbrit ditën e shtunë ka qene e bllokuar si pasoje e reshjeve të borës pa ndërprerje, ditën e djehsme vijoi qarkullimi normalisht. Nuk kanë munguar edhe rëniet e inerteve dhe gurëve në rrugët nacionale dhe rurale për të cilat strukturat vendore dhe firmat kontraktore kanë ndërhyrë në kohë për pastrimin e tyre. Janë të dëmtuara ura në fshatin Bardhaj të bashkisë Shkodër, ura e Gjinajve në njësinë administrative Vig-Mnele të bashkisë Vau-Dejes, ura që lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malesia në bashkinë Lezhë dhe ura në vendin e quajtur Kodër Mulliri po në këtë bashki. Për menaxhimin e çdo lloj situate vijon angazhimi dhe gatishmeria e të gjitha strukturave operacionale dhe të drejtorive vendore. Janë angazhuar deri më tani në nivel qendror 50 forca ushtarake me 7 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mjete të tjera. Është siguruar mbështetja humanitare me 700 pako ushqimore, 900 batanije dhe 10 cadra për të gjitha bashkitë e qarkut Dibër. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë monitorimin, koordinimin dhe angazhimin për të siguruar reagimin në kohë dhe mbështetjen e nevojshme për pushtetin vendor. Duke marrë shkas dhe nga një ngjarje e ditës së shtunë ku mbeten të bllokuar 5 mjete me turiste vendas në Tomorr për të cilët u kujdesën në kohë policia e shtetit dhe forcat zjarrfikese. Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes civile kërkon të shmangen udhëtimet me qëllime turistike në zonat ku ka prezence dëbore, të shmangen kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, te levizjet me goma dimerore dhe zinxhire sipas rekomandimeve te strukturave te qqarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore dhe operacionale në çdo rast nevoje.

Lexo edhe :  Në Shqipëri e lanë pa punë/ Ardian Koçi merr çmimin "Njeriu i vitit 2025" në Gjermani

Detajet nga ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë detaje nga situata në terren, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin. Sipas ARRSH-së, gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve, duke sjellë qetësimin e situatës. “Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situates. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës dendësia e dëborës mbi 1 metër. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV