Brighton refuzoi 70 milionë nga Arsenali, mesfushori kërkon publikisht largimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brighton ka refuzuar të premten e kaluar 69 milionë euro nga Arsenali për Moisés Caicedon. Mesfushori qendror ekuadorian (21-vjeçar) ka qenë një nga pikat kryesore të skuadrës së Roberto de Zerbit, duke shënuar një gol dhe dhënë një asistim në 21 ndeshje këtë sezon. Ai pëlqehet shumë nga Mikel Arteta për të forcuar skuadrën në një moment shumë të rëndësishëm për “Topçinjtë”, që kanë pasur një ecuri të pabesueshme gjatë fazës së parë të kampionatit.

Caicedo u bë pjesë e Brightonit nga Independiente del Valle në vitin 2021 për vetëm pesë milionë euro dhe “Pulëbardhat” duan një shifër që është pranë 100 milionë euro për lojtarin.

Gjithsesi, vendimtare do të jetë edhe dëshira e vete lojtarit që duket se po ushtron presion për kalimin te “Topçinjtë”.

“I jam shumë mirënjohës Brightonit që më dha mundësinë të luaj në Premier League dhe ndiej se gjithmonë kam dhënë më të mirën për ekipin. Luaj gjithmonë me një buzëqeshje në fytyrë dhe me gjithë zemër. Jam më i vogli nga 10 fëmijë nga një lagje e varfër në San Domingo, Ekuador, dhe jam krenar që mund të thyer rekordin si lojtari që është shitur më shtrenjtë nga Brighton dhe t’i mundësoj klubit të investojë në mënyrë që skuadra të vazhdojë në rrugën e saj të suksesshme. Shpresoj gjithashtu që fansat të kuptojnë pse dua ta shfrytëzoj këtë mundësi të madhe”, lexohet në një postim të ekuadorianit.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV