Takimi McGonigal-Rama/ Berisha në sulm, paralajmëron protesta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të thirrura nga opozita kundër kryeministrit Edi Rama. Si po e shfrytëzon Berisha aferën e dyshuar të Ramës me ish-kryeagjentit e kundrazbulimit të FBI-së i arrestuar në SHBA?

Gati dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që të jetë “agresiv”, duke kthyer në kauz një çështje penale në Amerikë ndaj ish-kreut të kundrazbulimit të FBI Charls McGonigal, por indirekt përfshiu edhe kryeministrin Edi Rama. Në bashkëbisedimin me mediat këtë të premte, kryetari i PD, Sali Berisha, u ndal më së shumti te çështja e ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal dhe akuzat ndaj Edi Ramës. Ai u shpreh se nisin protesta pa u ndalur, deri në dorëheqjen e Ramës. “Akuzat më konkrete ndaj McGonigal janë në dosjen shqiptare. Çdo shqiptar e ka të qartë se ky kryeministër është turpi, është faqja e zezë e këtij vendi dhe do mbetet i tillë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Ndaj siç kam deklaruar, përsëris edhe njëherë vendosmërinë e PD për të udhëhequr revolucionin demokratik dhe përmbysjen e këtij regjimi me një lëvizje të fuqishme popullore të paparë ndonjëherë në Shqipëri”, është shprehur ish- kryeministri Sali Berisha. Ai tha se Partia Demokratike do të krijojë komision hetimor parlamentar për çështjet e McGonigal. “Do të ngrejmë komision hetimor parlmanetar me qëllimin e bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e SHBA për zbardhjen në çdo detaj të kësaj afere që ka tronditur SHBA, NATO-n dhe gjithë botën e lirë”, tha Berisha. Në dosjen hetimore të publikuar në Amerikë dyshohet se McGonigal ka kryer të paktën katër takime në Shqipëri me kryeministrin Edi Rama, I shoqruar nga dy persona të tjerë Agron Neza dhe Dorian Duçka dhe këto takime nuk I ka raportuar. Implikimi ku opozita mbahet është një e dhënë hetimore e cila thakson se McGonigal ka marrë disa informacione në takimin me Ramën për një lobim të dyshimtë të një subjekti tjetër politik (PD-së) dhe më pas ish-kryeagjenti I antiterrorit e kishte paraqitur në SHBA si “hetim të zyrës së tij”. Pak muaj më vonë është vërtetuar se Neza I ka ofruar McGonigal një shumë prej 225 mijë dollarëve. Gjithashtu edhe oligarku rus që u mbështet nga McGoligan duke I hequr sanksionet, ka biznese në Shqipëri. Këtë fakt opozita këtu e lexon si një mitmarrje të servirur nga Rama me qëllim që të dëmtohej opozita, duke shkelur edhe ligjin. Për këtë çështje Berisha tha se po mblidhen fakte që implikojnë miqësinë mes kryeministrit Edi Rama me oligarkun rus. “PD po mbledh dhe do dërgojë të gjithë informacionin se në shkelje flagrante të sanksioneve ndaj mikut të tij, oligarkut të Putinit, Deripaska ka vazhduar aktivitetin i pashqetësuar për katër vite që nga momenti i vendosjes së sanksioneve, nga viti 2018 deri në vitin 2022, i paturbuar. Me lobimin apo jo të Charles McGonigal këtë duhet ta sqarojë drejtësia e SHBA. Por ne jemi të vendosur të japim kontributin tonë”, tha Berisha. Ai tha në një komunikim me gazetarët se ka një revolt të thellë qytetare. “Tirana po zien, një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë. Një revoltë e cila, pa diskutim do të shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike, de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili, ia ka mbathur. Është zhdukur prej 48 orësh. Ka fluturuar me Ismailin apo jo, për këtë nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrino i tij, Xhorxh Soros për të kërkuar ndihmë, apo gjetiu, nuk kemi asnjë lajm. Sepse në kodin e mafies, lajmet nuk pipëtijnë”, tha Sali Berisha. Kreu I demokratëve tha se “McGonigal kreu akte kundër opozitës demokratike të një vendi, me qëllimin makabër të marrjes peng të kreut të saj”. Ai theksoi se PD-ja po punon për të mbledhur informacione mbi këtë çështje. “Por, ajo që ka revoltuar në shkallë ekstreme qytetarët shqiptarë, është fakti se Edi Rama ka arritur me fuqinë e tij korruptive të shndërrojë në mburojë korrupsionin ndërkombëtar, në mburojë të pushtetit të tij të korruptuar. Unë kam denoncuar këtu para jush këtë fenomen, ndër më të rrezikshmit, këtë pasojë, këtë fenomen, i cili arrin në formën më kulmore në rastin e regjimit të Edi Ramës. Paguhet njeriu më i besuar i FBI-së për të sulmuar, për të ndërmarrë veprime, akte kundër opozitës demokratike të një vendi, me qëllimin makabër të marrjes peng të kreut të saj. Kur një akt i tillë kryhet ndaj një zyrtari të atij niveli të një vendi të lirë, përbën krimin më të shëmtuar, të cilët nuk mund të veprojnë kurrë ndaj një vendi tjetër të lirë. SHBA udhëheqin me vlerat, parimet dhe lirinë që ato mbrojnë. Edi Rama rekruton me korrupsion McGonigal për t’i futur thikën opozitës, për të çimentosur pushtetin korruptiv të Edi Ramës”, tha Berisha.

Të fundit

Kreu i KQZ, apel partive politike: Respektoni ligjin për të dhënat personale

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale,...

U mbyt në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët/ 6 vite burg për bashkëshortin e Alma Arrazit

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet lidhur me vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi e cila u mbyt në ujërat e lumit Buna bashkë më...

“Tani jam asgjë”, ndërroi jetë në aksident, bashkëshortja e gazetarit të njohur

Valentina Trifiletti , bashkëshortja e gazetarit të Corriere Della Serra, Fabio Postiglione , i cili ndërroi jetë gjatë një aksidenti kujtoi partnerin e saj përmes një...

USAID në epokën e Musk dhe Trump: A është kjo fundi i një epoke?

Thoma Gëllçi Në ditët e fundit, USAID – agjencia kryesore amerikane për ndihmën ndërkombëtare – është gjetur në qendër të një furtune politike që duket se po...

Parashikimi përgjatë javës, si pritet të ndryshojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani në parashikimin e motit përgjatë javës theksoi se vendi ynë gjatë ditës së sotme do të jetë në mbizotërimin e vranësirave...

Lajme të tjera

Web TV