I vranë të birin 23-vjeç në Fier, trondit e ëma: S’ka drejtësi, janë shtyrë qëllimisht…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kanë kaluar 3 vite e gjysmë nga vrasja e 23-vjeçarit Florian Selimi në fshatin Sulaj të Fierit, por ende nuk është vendosur drejtësia në vend për ngjarje. Vrasja ndodhi më 12 Gusht të vitit 2019, ku 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë në një kanal, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”.

Sot, nëna e Florian Selimit, Dukate Selimi, vijon të endet nëpër gjyqe për të birin, por edhe pse çështja ka shkuar për gjykim, ende nuk ka nisur procesi. Deri më tani janë shtyrë qëllimisht 10 seanca gjyqësore.

Florian Selimi u vra rreth orës 23:00, të dielën më datë 11 gusht. Mëngjesin e 12 gushtit, 23-vjeçari u gjet i pajetë i hedhur në kanal në fshatin Hamil, në vendin e quajtur “kthesa e Hamilit”. 23-vjeçari në vitin ishte arrestuar pasi kishte vjedhur dhe djegur një automjet në lagjen ’15 Tetori’ dhe kjo është një nga pistat ku po hetohet në lidhje me vrasjen e tij. Ndërkohë që të afërmit e Selimit kanë pretenduar se i ndjeri keqtrajtohej nga një efektiv policie, dhe për këtë arsye ja ka djegur makinën këtij të fundit.

Për vrasjen e tij u prangsën dhe më pas u liruan Kiri Merica dhe Sadri Selaci. Të rinjtë i kanë mohuar akuzat dhe janë shprehur se nuk janë ata personat që e kanë vrarë me thikë Selimin, që u gjet i hedhur në kanal.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV