“Makth” për Zaniolon, ultrasit e Romës i rrethojnë shtëpinë dhe e ofendojnë rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Natë frike për Nicolò Zaniolo dhe familjen e tij. Mbrëmjen e djeshme, lojtari i Romës ka lajmëruar policinë rreth orës 1 e gjysmë, për shkak të pranisë së tifozëve jashtë vilës së tij në “Casal Palocco”, të cilët po e ofendonin.

Tashmë gjatë ditës, teksa kthehej në shtëpi, Zaniolo kishte vënë re një makinë me tifozë që e ndiqnin dhe i afroheshin për ta fyer. “Je një m*t…” dhe fraza të tjera iu drejtuan atij dhe për këtë, i frikësuar, u mbyll në shtëpi.

Këto nuk janë orë të lehta për Niccolo dhe familjen, duke pasur parasysh banderolën në Coloseum, atë jashtë Trigoria dhe shumë të shkruara kundër tij në të gjithë qytetin.

Familja e Nicolò Zaniolo bashkohet rreth mesfushorit-sulmues, i kontestuar shumë në orët e fundit nga tifozët e Romës për vendimin e tij për t’u larguar nga klubi verdhekuq në këtë afat kalimtar dimëror, një vit e gjysmë para skadimit të kontratës që ka në fuqi.

Pas nënës, Francesca Costa, e cila mori fjalën në Instagram, mbas ndeshjes së humbur nga skuadra e Mourinhos në Napoli, në fakt radhën e ka pasur Benedetta Zaniolo, motra 18-vjeçare e futbollistit për të denoncuar ofendimet e rënda.

Ajo ka postuar disa nga ofendimet shumë të rënda (madje edhe kërcënime me vdekje) në Instagram. Këto ofendime i janë drejtuar orët e fundit Zaniolo-s dhe familjes së tij.

“Nuk duhen fjalë…, vetëm shumë dhimbje për ju” – janë fjalët me të cilat Benedetta iu përgjigjet atyre që tashmë e urrejnë vëllain e saj dhe gjithë familjen.Roma, gli ultras contro Zaniolo: “Via da Trigoria codardi e approfittatori”  - Forzaroma.info - Ultime notizie As Roma calcio – Interviste, foto e video  | Forzaroma.info

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV