Shtëpia e ‘ferrit’/ Prindërit mbyllin në bodrum fëmijët e mitur, fqinjët i shpëtojnë

Gjashtë fëmijë, të gjithë nën moshën shtatë vjeç, u gjetën në një bodrum në një fshat të vogël në Obritz, në Austri së bashku prindërit e tyre.

Sipas mediave, Babai i fëmijëve, 54-vjeç, besohet se është anëtar i lëvizjes së ekstremit të djathtë Reichsburger dhe ka shkruar një seri librash në të cilët ai mohon, ndër të tjera, se Holokausti ka ndodhur.

Shërbimet sociale u njoftuan nga banorët, pasi këta të fundit ishin të shqetësuar për gjendjen e fëmijëve, por kur kanë tentuar të futen, babai i ka sulmuar me sprej piperi.

Menjëherë është njoftuar policia dhe 54-vjeçari është arrestuar. Sakaq, mendohet se fëmijët janë mbajtur për disa muaj të izoluar.

Many of the cellar's doors and windows were bricked up, images from the scene show

Fëmijët u dërguan me nënën e tyre në spital për kontrolle të mëtejshme, ndërsa zyrtarët kanë deklaruar se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.