Rriten e rastet me “kollë të mirë” te fëmijët, mjekët pediatër në QSUT ngrenë alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të vegjlit po preken më së shumti nga pertusi, ose sië njihet ndryshe “kolla e mirë”,  e cila aktualisht në vendet e rajonit e më gjerë po regjistron raste në rritje.

Kjo sëmundje është ngjitëse përmes spërklave të pështymës dhe prek çdo lloj moshe, por më së shumti fëmijët dhe adoleshentët, pavarësisht nëse je i vaksinuar apo jo.

“Kemi një përhapje të pertusit ose sëmundjes që quhet kolla e mirë. Zakonisht prek bebet e vogla, të cilat nuk e kanë marrë të plotë materialin e injeksionit vaksinal, duke qenë se ata janë në shtëpi edhe pranë motrave apo vëllezërve më të rritur dhe njëherazi anëtarë të ambienteve komunitare apo çerdheve, kopshteve e shkollave,” shpjegon pediatrja Lori Gjoni.

Pediatrja e QSUT-së tregon se në fakt sëmundjet infektive po qarkullojnë më shpesh për shkak edhe të uljes së vaksinimit.

“Sëmundshmëria është rritur ndjeshëm edhe falë përhapjes së disa sëmundjeve infektive si pasojë e mungesës së vaksinimit. Kemi vënë re kohët e fundit që kemi një rënie të ndërgjegjësimit nga ana e prindit për të fëmijët e tyre,” thotë mjekja.

Në urgjencën pediatrike të QSUT-së mjekët po trajtojnë infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, të cilat pësojnë edhe ndërlikime.

“Ato komplikohen më pas edhe me një virozë, e cila kalon në infeksion dhe dhimbje të veshit, kalon më poshtë në faringjit e tonsilit dhe në rrugët e poshtme të traktit respirator. Kemi pasur edhe ndërlikime të infeksioneve siç janë otitet, trakeitet apo edhe bronkitet,” shton pediatrja Gjoni.

Urgjenca trajton jo vetëm vizitat ambulatore nga Tirana, por edhe raste komplikacionesh që referohen nga spitalet e rretheve për shtrim./E.T

Të fundit

Në Shqipëri janë shitur ëmbëlsira me copa metali/ BE lëshon alarmin: Largojini nga tregu

Sistemi RASFF i Bashkimit Evropian, i cili mundëson shkëmbim të menjëhershëm informacioni, ka njoftuar autoritetet Shqiptare se në vendin...

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpërndan fondin për fushatën e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë ditën e sotme fondin që do t’u shkojë partive politike për fushatë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Komisioni...

Tre lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë për sfidën me Anglinë

Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni nuk do të jenë në dispozicion të Silvinjos për mbrëmjen e sotme. Të tre këto lojtarë do...

Ristani shkarkon nënkryetaren Goxhaj dhe sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.

“100 zogj kundër një luani”/ Rama-Bashës: Mos bëj si i fortë këtu dhe andej rri si squk

Kryeministri Edi Rama, në videon e radhës të postuar si përgjigje për drejtuesin e Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Bashën, citon disa nga vargjet e reperit...

Lajme të tjera

Web TV