Sekuestrohet kanabis i ndarë në doza gati për shitje, arrestohen dy të rinj (EMRAT)

Dy persona janë arrestuar në Bulqizë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli në automjetin që po udhëtonin, u gjet një sasi kanabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin shtetasit E.D 23 vjeç A.L 24 vjeç dhe A.S. ku ky i fundit ka arritur të zbresë dhe t’i largohet kontrollit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës.Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.