”Janë dëgjuar të bërtitura kudo”/ Prindërit e Stresit kanë kërkuar ta nxjerrin nga BBV

Stresi është një reper i njohur dhe i dashur për publikun.Ai tash e 2 muaj po na shoqëron në ‘Big Brother Vip Kosova’.

Por, sjelljet e tij për disa nuk janë në nivelin e duhur e madje me të madhe diskutohen edhe qasja e reperit karshi femrave. Stresi e ka nisur keq me Julianën me të cilën po ka vazhdimisht konflikte që çojnë deri në ofendime.

Ky i fundit nuk qenka në gjendje të mirë emocionale dhe si pasojë e kësaj n’ZOOM nga burime të sigurta ka mësuar se prindërit e artistit nga Tropoja kanë bërë kërkesë për ta tërhequr djalin e tyre nga ky Reality Show.

I njëjti burim thotë se janë parë nëna dhe babai i Arkimedit tek zyret e produksionit duke akuz uar se televizioni kosovar po ushtron pre sion në Prime duke mos e mbrojtur në debat Stresin.

Halli i prindërve të tij është se Stresi po del para aktit të kryer duke u akuzuar për gjëra që nuk i ka bërë e opinionistët nuk po qëndrojnë në anën e tij.

Se çka pritet të ndodhë sonte dhe në spektaklet e radhës e kuptojmë më tutje. Spektakli i radhës do jetë të premten. /Burimi: Nzoom.biz

Stresi është një reper i njohur dhe i dashur për publikun.Ai tash e 2 muaj po na shoqëron në ‘Big Brother Vip Kosova’, shkruan nzoom.biz.