I sigurt drejt titullit kampion, Napoli “çmonton” Spezian me dyshen Osimhen-Kvara

Napoli marshon në krye të Serie A, duke marrë fitoren e radhës, kësaj here 0-3 në fushën e Spezia-s. Një ndeshje më dy tablo, e para me raste të pakta përfundoi pa gola.

Me të nisur e dyta, miqtë përfitojnë penallti dhe Kvara kalon ekipin e tij në 0-1. Më pas vjen dopieta e Osimhen, që blindon rezultatin 0-3. Plot 16 gola për nigerianin këtë sezon, që po kalon një formë fantastike.

Napoli renditet në vendin e parë me 56 pikë, teksa Spezia renditet në pozitën e 17-të me 18 pikë.