Rinovimi i Leo Messit, PSG në probleme serioze me bilancin e klubit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga njëra anë dëshira për ta mbajtur, nga ana tjetër problemet me bilancin. Me pak fjalë është një ekuacion jo dhe aq i thjeshtë ai që ndërthur rinovimin e Leo Messit dhe shtrëngimet e fair-play financiar për PSG, që është e detyruar të reduktojë zërin e pagave në buxhet. Gjithsesi tratativa me argjentinasin është e avancuar dhe vazhdon, sipas sinjaleve që vijnë nga Parisi ku drejtori sportiv Luis Campos deklaroi: “Po flasim me Messin, do të kisha dëshirë të qëndronte”.

Gjithsesi procesi nuk mund të jetë i garantuar, pasi klubi i emirit të Katarit duhet gjithsesi të bëjë llogarinë me një gropë prej 300 milionë eurosh në bilanc. Një suvenir i hidhur i dy vjeçarit të kushtëzuar nga Covidi, por edhe nga politika e investimeve për të ardhmen, që lidhet me rinovimin e Mbappe. Francezi tanimë paguhet 94 milionë euro neto në sezon, përfshirë dhe këstin tre vjeçar prej 60 milionë eurosh të shpërblimit në momentin e firmës. Një “gur” që peshon në “zërin” e pagave, ku përfshihen edhe 30 milionë euro në vit që paguhen për Neymar dhe 40 për Messin. Shumë për kontrollorët e fair play-t financiar të Uefas. PSG sipas L’Equipe duhet të reduktojë me 30%  shumën aktuale të pagave verën e ardhshme.

Është pikërisht kjo çështje që e bën operacionin kompleks. Messi tani mund të krenohet edhe me titullin e kampionit të Botës, të fituar pikërisht në shtëpinë e emirit, në Katar. Edhe pse në moshën 36-vjeçare, argjentinasi që i duhet të menaxhojë finalen e karrierës, është e vështirë që të ulë shumë pretendimet financiare. Por dialogu është i hapur, me disponueshmërinë e të dyja palëve për të gjetur një pikë takimi, siç është lënë të kuptohet nga të dy kampet, me drejtorin sportiv Campos që deklaroi në televizion.

Lexo edhe :  “Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

“Po flasim, do të më pëlqente që Messi të vazhdonte me ne, në projektin tonë. Objektivi është që ta mbajmë”. Për t’ja dalë PSG duhet të reduktojë organikën duke hequr ndonjë element të tepërt. Në veçanti duhet të heqë qafe pagat e portierit Navas, që merr 12 milionë bruto në sezon, dhe që sapo e kanë parkuar te Nottingham Forest, dhe i Icardit, që është rikthyer protagonist me Galatasaray, por që paguhet 10 milionë euro në sezon nga PSG.

Të fundit

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të...

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Lajme të tjera

Web TV