Shqipëria dhe Greqia bien dakord për të kthyer lumin “Vjosa” në një park ndërkufitar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministritë shqiptare dhe greke të Mjedisit kanë rënë dakort që të punojnë së bashku për të krijuar parkun e parë ndërkufitar të lumit “Vjosa” që përshkon të dy vendet.

Pas një takimi të Ministrit grek të Mjedisit Kostas Skrekas me Ministren shqiptare Mirela Kumbaro në Athinë është njoftuar krijimi i një komiteti ndërkfufitar për të punuar në këtë drejtim.

Zyra Rajonale e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) njoftoi tetorin e vitit të shkuar përgatitjen në anën greke të 4 studimeve mbi mbrojtjen më të mirë të pellgut ujëmbledhës të lumit “Vjosa” dhe promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar për një park ndërkufitar Greqi- Shqipëri.

Qeveria shqiptare nga ana e saj është angazhuar së fundmi për të shpallur brenda këtij viti rrjedhën e lumit Vjosa me degët e saj në territorin shqiptar, një Park Kombëtar .

Si në anën greke dhe atë shqiptare shqetësimet e organizatave mjedisore janë lidhur vecanërisht me projekte të devijimit të rrjedhës së lumit “Vjosa” dhe projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve.

Lumi “Vjosa” ka një gjatësi prej rreth 272 km , prej të cilave 80km në territorin grek dhe rreth 192 km brenda territorit shqiptar dhe konsiderohet “lumi i fundit i egër i Evropës” për shkak të mosndërtimit të veprave hidrike në rrjedhën e lumit.

Të fundit

53-vjeçari plagos rëndë me thikë gruan dhe më pas vdes në një aksident

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e 2 majit qytetin San Secondo Parmense në Itali, ku një grua...

Tensione në klubin gjerman, dy lojtarë përplasen fizikisht në stërvitje

Wolfsburg po kalon një fazë delikate jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në marrëdhënien e lojtarëve me njëri-tjetrin. Trajneri Ralph Hassenhuttl ka pranuar se...

Festivali i parë Mesdhetar i Filmit, Tirana hap dyert për aktorë e regjisorë nga bota

Tirana ka hapur dyert për edicionin e parë të Festivalit Mesdhetar të Filmit (TMFF), një ngjarje kulturore që ka bashkuar filma, aktorë, regjisorë dhe...

Rama takime në Burrel: Dibra do jetë metropol! Fjala ‘çyryk’ ka mërzitur ca burra

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot (2 maj) takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës, në fushatë përmbyllëse për zgjedhjet...

Tërmeti i fuqishëm godet Argjentinën, paralajmërim për cunam

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del...

Lajme të tjera

Web TV