Temperaturat në vendin tonë kanë zbritur nën 0 gradë celcius, e për pasojë në zonat ku ka rënë borë, janë shkaktuar ngrica. Në këtë kuadër, Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë sigurinë rrugore.
“Vendi është përfshirë nga temperatura shumë të ulëta. Kujdes! Përdorni goma dimri në zonat ku ka borë dhe ngrica, respektoni sigurinë rrugore dhe ulni shpejtësinë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.