Do iu ecë më mbarë, “zjarr” në çift, 3 shenjat e Horoskopit më me fat për Shën Valentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkurti, muaji i fundit i dimrit do të jetë i mbushur plot dashuri. Planetet do të rreshtohen në mënyrë të tillë për ta mbyllur bukur këtë stinë dhe për të shijuar të gjithë ngrohtësinë e ndjesive të mira. Astrologia Meri Shehu, e ftuara e përhershme e të hënave në “Rudina”, thotë se ditën e 14 Shkurtit, datën më të ëmbël të këtij muaji do ta shijojnë më së shumti një grup shenjash.

Meri Shehu: Mendoj që këto shenjat e Ujit do ta kenë më me fat këtë Shën Valentin, por nuk do rrinë jashtë loje edhe Luanët, Shigjetarët dhe Dashët. Drejtpërdrejt do ta marrin Peshqit, Gaforret dhe Akrepët.

Rudina Magjistari: Shenjat e Ujit pra për Shën Valentinin, do iu ecë më mbarë.

Meri Shehu: Të tjerët do bëjnë zjarr, do flirtojnë, do kënaqen, do argëtojnë por ndjesinë e plotë ose kontaktin më të thellë do ta marrin ato.

Renditja e shenjave për muajin shkurt:

12. Dashi

Fillon e hapet pas datës 20 kur hyn Afërdita në shenjën e tyre dhe atëherë fillojnë e marrin ritmin, pavarësisht Hënës së plotë në Luan që iu jepë një lloj kënaqësie dhe filloj i ngacmon që tqë bëjën prapësitë e tyre në fund të muajit.

11. Binjakët

Do ta shohin realitetin me ngjyra nga më të ndryshmet, por vetëm realitetin e vërtetë nuk do arrijnë ta shquajnë dot në këtë muaj, kështu që vetëm pas datës 20 edhe Binjakët do arrijnë të futen në një fokus më me drita.

10. Luani

Hëna e plotë në shenjën e tyre do i bëjë të madhërishëm, do shkëlqejnë, do bërtasin, do nxjerrin në pah shumë talente, do bien shumë në sy, vetëm kujdes mos ju marrin mësysh.

9. Shigjetari

Janë një nga shenjat e Zjarrit që do favorizohen shumë nga Hëna e plotë në Luan por do djegin shumë energji dhe kjo mund t’i lërë pa të në fund të muajit kur iu duhen vërtet energji për dashuri, para të vërteta dhe udhëtime

8. Peshorja

Do martohen këtë muaj pas datës 20. Me Hënën e re në Peshk, futjen e Afërditës dhe Jupiterit në Dash bëhen dy komponentë të fuqishëm për bashkëpunime të mëdha, të rëndësishme dhe martesa.

Lexo edhe :  A na kalon jeta para syve në momentin e vdekjes?/ Çfarë thonë studimet

7. Demi

Do kërkojnë të ruajnë pozicionet e tyre, pronat e tyre, njerëzit e tyre, lekët e tyre. Do luftojnë shumë këtë muaj për të ruajtur atë që iu përket, por është muaji që edhe mund të humbin kollaj.

6. Virgjëresha

Me paratë do merren shumë, pas datës 20 futen paratë në xhepin tuaj, por deri atëherë kini kujdes nga një prapaskenë sepse Hëna e plotë në Luan nuk është shumë e favorshme, ose nuk arrini do të shpërtheni dot energjitë tuaja.

5. Bricjapi

Do marrin pasuri, shtëpi, toka, pas datës 20 shkurt do fillojë t’iu ecë fati. Mund të luajnë bingo, sport e ç’të duan dhe favorizohen në ekonomi. Kujdes me punën deri në 5 Shkurt.

4. Ujori

Do kenë lajme shumë të mira sepse Hëna e plotë në Luan përballë shenjës së tyre i zgjon nga një gjumë letargjik që ka filluar këtë dimër, bëhen më të shkëlqyeshëm, marrin më shumë iniciativë dhe mund të kenë një bashkëpunim me dikë shumë të rëndësishëm ose një njeri i rëndësishëm hyn në jetën e tyre për të mirë.

3. Gaforrja

Afërdita në shenjën e Peshqve deri në datën 20 i jep fat Gaforreve të udhëtojnë, të kontaktojnë, të ikin larg të gjejnë para, të kenë një stimul të mirë dhe erotik. Më në fund do ta shohin veten e tyre sublime dhe mirë, mund të gjejnë lekë kudo që ta fusin dorën.

2. Akrepi

Afërdita në Peshk më në fund iu jep ngjyrimin që duan dhe më në fund do t’i japin reston atyre që i kanë lodhur ose stërmunduar në çështjet personale ose ekonomike. Fillojnë të dalin, mbrojnë veten dhe mbizotërojnë ndaj personave që i kanë lodhur.

1. Peshqit

Dielli hyn në Peshk, Afërdita në Peshk, Hëna e re në Peshk po ashtu në datën 20-21 Shkurt, kështu që do të ketë gjëra të bukura e ndryshime të mëdha, por deri atëherë ta marrin me qetësi. Jo çdo gjë që shkëlqen është flori, t’i masin mirë veprimet e tyre që ta shijojnë sa më bukur këtë ngjyrim të Shkurtit erotik.

Të fundit

“Më kërcënuan mua dhe vajzën”, Albana Vokshi përlotet në Këshillin e Europës

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë kërdinë në Këshillin e Europës, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë me...

Erdogan komenton për herë të parë sulmin amerikan ndaj Iranit

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore dhe raketore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, Rexhep Tajip Erdogan theksoi...

Konflikti Izrael-Iran, sa e rrezikuar është hapësira ajrore shqiptare?

“Hapësira ajrore e Shqipërisë është po aq e rrezikuar nga Irani sa vetë Europa”. Kështu u shpreh në një intervistë përA2CNN, kreu i Aviacionit...

Amerika lëshon alarm për qytetarët në mbarë botën: Tregoni kujdes!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar ​​një “Alarm Sigurie Mbarëbotëror”, duke i këshilluar qytetarët amerikanë jashtë shtetit të tregojnë kujdes të shtuar. Njoftimi është...

​A do të luajë Irani në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA?

Më 25 mars, Irani siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës FIFA 2026 pas një barazimi 2-2 me Uzbekistanin në Teheran. Me këtë rezultat, ky...

Lajme të tjera

Web TV