Sali Berisha si Kristofor Kolombi, zbuloi Amerikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lorenc Vangjeli

Në pamje të parë duket se lundërtari i famshëm italian dhe shqiptari famëmadh Sali Berisha nuk kanë asnjë lidhje. As nga koha që kanë jetuar. As nga zanati që kanë ushtruar dhe as nga bëmat që kanë kryer. Megjithatë ata bashkohen në një pikë. Nëse i pari zbuloi Amerikën në hartë, i dyti u zbuloi shqiptarëve, që Amerika nuk është ajo që ata kanë besuar së paku prej një shekulli. Sali Berisha dhe mbas tij edhe gjithë shoqëria e tij e Kolombëve të zhurmshëm që e besojnë, po dëshmojnë se SHBA-të kanë një sekretar shteti që është shpifës dhe që meriton të dënohet nga gjykata, që ambasadorët e tij janë të korruptuar dhe se madje, edhe se një president i tyre ishte një vagabond me kravatë që vizitonte bajamet e stazhiereve të tij në Zyrën Ovale. Në këtë nuancë të re gjeopolitike të politikanit tradicional shqiptar, për paradoks, flamurin e mbrojtjes së Amerikës nga korruptonjësi Edi Rama dhe “tradhtarët” vendas, e ka marrë pikërisht njeriu që vetë SHBA e ka shpallur Non Grata. Kjo tallava fantastike Ballkani ka rizgjuar fjalorin e hershëm komunist që ishte aq popullor në Tiranën e dikurshme. Përdorimi i të njëjtave steriotipe që dikur kishte për zemër edhe Hoxha është shfaqur në mënyrë graduale në fjalorin publik dhe tabuja që e shihte si Mekë bregun tjetër të Atlantikut, tashmë nuk ka më as turp dhe as namuz të shfaqet. Për fat të keq, në Tiranë dhe në Prishtinë, ky zë ka marrë përmasa shqetësuese dhe ka krijuar një korr të frikshëm, një përzierje groteske mes neokomunistësh ambiciozë, anarkistësh gjithëfarësh e kondrapedalesh qesharakë që vishen si euroatlantikë, por sillen si banorë të Kremlinit. McGonigal ishte kova e duhur me benzinë për të ushqyer zjarrin. Historia i tij me drejtësinë amerikane dhe segmenti i tij zgjatues me Tiranën, përmendja e kryeministrit dhe dy shqiptarëve kontraversë në historinë që po trazon SHBA-në, ka ngritur një spirale histerie që nuk ka gjasa të mbyllet edhe kur të mbyllet vetë historia e tij. Ka dy palë që në rastin më të mirë besojnë pikërisht atë që u intereson. Njëra palë, sulmuesit kanë mbyllur tashmë hetimin dhe gjykimin, kanë gjetur Ramën fajtor, kanë amnistuar vetë McGonigal dhe kanë zbuluar çelësin që shpjegon gjithçka ka ndodhur së paku në gjashtë vitet e fundit, që nga humbjet në zgjedhje e deri tek ndarja e opozitës. Pala tjetër mbrohet, duke sulmuar vetë akuzuesit, si “…të mjerë, të degraduar, të shfytyruar, të çekuilibruar, …me gënjeshtra e budallallëqe të qametshme, si pasojë e puthjes fatale me një të vdekur…”, siç e shndërron Rama në shpatë gjuhën. Dhe, me gjithë plojën dhe lebetinë e luftës, të gjithë kanë heshtur për detajin më domethënës që lidh Shqipërinë me skandalin MCGonigal.
A ka pasur arsye për të hetuar paratë e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA, në 2017-ën?
A ka pasur aty një krim federal apo ka qenë thjesht një koincidencë tragjike nga ato që godasin gjithmonë si rregull hilacakët?
Këtyre pyetjeve askush nuk ju jep përgjigje. Mjafton edhe vetëm ky detaj për të kuptuar se debati mbytet nga forma dhe injorohet thelbi i tij. Vetë njeriu që pa t’i rrënohet karriera personale dhe bashkë me të, edhe shpresa e partisë së tij për t’u rikthyer në pushtet në një të ardhme të parashikueshme, pikërisht nga faulli i lobimit të tij, vazhdon të heshtë. Reaksioni zinxhir shkak-pasojë që zuri fill që në qershorin e largët të 2017-ës është sërish i mbuluar në një landfill gënjeshtrash, duhet të zbardhet deri në fund. Në të kundërt, për ironi të fatit, ndryshe nga Kristofori italian që e nisi ekspeditën e tij nga një port i Atlantikut për të zbuluar Amerikën në hartë, Kolombët shqiptarë do të vazhdojnë të nisen me yrysh nga bregu verior i Lanës e do të brohorasin se kanë zbuluar Amerikën e keqe e të ligë, Amerikën e blerë me dollarë nga shqiptarët, që vetë janë të shitur tek rusët me rubla.

Të fundit

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin...

Europa përgatitet për një valë të re të nxehtësisë, temperaturat do arrijnë deri në 44°C

Pas një periudhe me mot më të freskët, pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore po përballen me një valë të nxehtësisë, ndërsa ajri i...

OpenAI rikthen GPT-4o pas kritikave të përdoruesve

OpenAI ka vendosur të rikthejë opsionin GPT-4o për abonentët Plus. OpenAI, pas një vale pakënaqësie të përdoruesve, ka vendosur të riaktivizojë modelin GPT-4o brenda ChatGPT. Vetëm...

Vajza e Silvinjos me fjalë zemre për babin e saj, ndan fotot emocionuese me trajnerin

Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Tati Mendes është shumë aktive në rrjetet sociale.Ajo updeton ndjekësit e saj me ccdo gjë që ndodh rreth...

Briken Calja ngre alarmin: Federata të garantojë rregulloren për Kupën e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Peshëngritjes do organizojë më 6 shtator Kupën e Shqipërisë, ndërsa peshëngritësi Briken Calja ka reaguar në kanalet e komunikimit, duke i bërë apel...

Lajme të tjera

Web TV