“Kam dashur të dal”/ Efi i zbulon të gjitha, çfarë e bezdiste më shumë në shtëpinë e BBV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë një nga nga ish-banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes. Në fillim ajo hyri si një konkurrente e vetme së bashku me Mikelën, por më pas rrjedha e ngjarjeve ndryshoi krejtësisht dhe ajo u kthye në një prej konkurrenteve më të dashura nga i gjithë publiku.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBV2” çfarë e bezdiste dhe e nevrikoste më shumë Efin?

Kushdo personazh që të ishte, siç edhe u pa unë jam shumë njeri i drejtë ndoshta është e gabuar ndonjëherë por mua më doli që bëra shumë mirë që isha ashtu. Fakti që ti je i rrethuar 24 orë me kamera dhe ty të shikohet çdo lëvizje që ti bën dhe ti mendon se njerëzit nuk e shohin mua kjo gjë më acaronte dhe tjetra është që ti përpiqesh të tregohesh i sjellshëm dhe i mirë dhe nuk e lë veten të lirë të tregosh atë që je sepse shumica nga banorët në këtë pikë kanë dalë keq jo duke qenë të këqinj por thjesht fakti që e ndrydhin veten edhe përpiqen të nxjerrin diçka që nuk janë, normal që do dalin keq. Ti e kupton që sado do mundohesh të shtiresh, sado ta mbash veten e zëm një muaj mezor, ka nga ato fragmentet e vogla që ti e tregon automatikisht se kush je dhe të prishet komplet imazhi. Më mirë lëre veten të qetë dhe shijoje sepse për mua kjo ishte gjëja më kryesore.

Ndër të tjera Efi ka shtuar gjithashtu se:

Normalisht që ka pasur momente që kam dashur të dal, realisht kam dashur por jo për faktin që unë e kam ndjerë veten të dobët për faktin se unë e kam ndjerë veten superiore. Shikoja disa lloje debatesh që nuk doja të përfshihesha, zgjodha që të qëndroj në heshtje ose të mbyllem në dhomë dhe të rrija me dy persona që kisha dëshirë dhe po e ndjeja veten që nuk po luaja. Po thoja me vete që: “Kush është në të vërtetë loja dhe pse të gjithë po e përdorin këtë fjalë” dhe po më bezdiste pafundësisht shumë. Për mua loja është pikërisht kjo, menaxhimi i nervave, i situatave, përgjigjja e duhur. Jo të luash sepse duhet të bësh një rol, këtë gjë banorët e këtij viti e kanë kuptuar gabim. Kjo nuk më pëlqen fare.

Lexo edhe :  “Populli nuk harron…”/ Çfarë ndodhi, komentuesit shpërthejnë ndaj Ledion Liços

 

Të fundit

Qeveria tërhiqet nga importi i mbetjeve

Projektligji i ri që pritet të depozitohet në Kuvend ndalon përfundimisht importin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të...

Bashkëpunimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me ‘BOKU’/ Në 2030 UBT-ja me imazh të ri

Ish-rektori i Universitetit 'BOKU' në Vjenë, Hubert Hasenhauer ishte i ftuari i radhës në Podkastin e kryeministrit Rama, së bashku me rektorin e Universitetit Bujqësor të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Japin dorëheqjen krerët e PD në Lezhë dhe Mirditë

Kryetari i partisë Demokratike të Lezhës, Gjin Gjoni dhe kryetari i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala kanë dhënë dorëheqjen, pasi do të jenë pjesë...

Protesta e PD, policia plan masash, ja akset ju kufizohet qarkullimi i automjeteve

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 17:00...

A ia vlen të japësh shtëpinë me qira ditore?/ 21 mijë banesa siguruan 85 mln € nga Airbnb

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka hapur dhe një mundësi biznesi për ata që zotërojnë një pronë, apo dhe të...

Lajme të tjera

Web TV