Koha po mbaron, mbi 11,700 viktima nga tërmeti katastrofik në Turqi e Siri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se numri i të vdekurve në vend nga tërmetet e së hënës ka arritur në të paktën 9,057, ndërsa punonjësit e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për viktimat e varrosura nën malet e rrënojave.

Të paktën 2,662 persona të tjerë janë vrarë në Siri, sipas të dhënave nga qeveria në Damask dhe grupet e shpëtimit në rajonet e kontrolluara nga rebelët.

Shifrat e fundit e çojnë numrin total të vdekjeve në 11,719.

Koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po i afrohen kufirit vendimtar prej 72 orësh, tha një ekspert i reagimit të shpejtë dhe shpëtimit, të mërkurën.

Më shumë se 90 për qind e të mbijetuarve të tërmetit shpëtohen brenda tri ditëve të para, tha Ilan Kelman, një profesor i fatkeqësive dhe shëndetit në University College London.

Por, ky numër mund të ndryshojë ndjeshëm në varësi të motit, pasgoditjeve dhe sa shpejt ekipet e shpëtimit dhe pajisjet mund të mbërrijnë në vendngjarje. Aktualisht, të gjithë faktorët janë kundër këtyre përpjekjeve në Turqi dhe Siri.

Të fundit

Vajza e Gjovalin Prendit: Autorët i denoncuam, ja e vërteta e vëllait me Vis Martinajn

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe...

23 Prilli – Dita e Librit/ Lufta e vështirë e librit, me një lexues që ka humbur durimin

Nga Leonard Veizi Ka një datë në kalendar që vazhdon të ngazëllejë target-grupin e shkrimtarëve dhe atyre që shkruajnë në përgjithësi, jo vetëm letërsi fiksionale. 23...

“Kush voton Berishën është autik”, Rama kërkon falje: Të gabosh është njerëzore

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ndjesë fëmijëve autikë dhe prindërve të tyre, duke thënë se përmendja në fushatë ka qenë krejt pa dashje. Rama...

Brixhida Muça-Ramës: Kur përdor fjalën “autik” si ofendim, s’po sulmon vetëm politikisht

Drejtuesja e qendrës “Lumturo Dhimbjen” Brixhida Muça ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku thotë se fjalët kanë peshë sidomos kur dalin nga...

Tronditet Italia, babai vret me thikë djalin dhe më pas veten me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku babai ka vrarë fëmijën e tij. Sipas mediave vendase, mësohet se vrasja ka ndodhur...

Lajme të tjera

Web TV