“Nuk na ndihmon njeri”/ Siria braktiset mes dëshpërimit, bota i ka sytë nga Turqia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjysmëhëna e Kuqe siriane i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të heqë sanksionet e vendosura ndaj regjimit të presidentit autoritar sirian, Bashar al-Assad, për të lehtësuar përpjekjet e shpëtimit, në mënyrë që ndihma ndërkombëtare të mbërrijë dhe për banorët e zonave në anën siriane te kufirit, të prekur nga tërmetet shkatërrimtare të së hënës dhe nga paslëkundjet që nuk reshtin.

Të vetmit me sa duket që ka lejuar të nisen atje, janë forcat e aleates së vjetër të Assadit, Moskës.

Por në këto momente, njerëzve të përballur me tragjedinë e humbjes së të afërmve, humbjes së cdo gjëje që zotëronin e që për të cilën kishin punuar në jetë, politika është gjëja e fundit që u shkon në mendje.

Ato që do të mbeten ndërkohë gjatë të rrënjosura në memorien kolektive, janë imazhe tragjike si kjo video e një vogëlushi 3 vjeçar të bllokuar nën rrënoja, të cilit ekipet e shpëtimit mundohen t’i japin ujë përmes kapakut të një shisheje, teksa vijojnë punën për nxjerrjen e tij e për ta shpëtuar nga kthetrat e vdekjes, një mision që në fund, fatmirësisht, u mbyll me sukses.

Anekënd botës jehon sakaq dënesa e dhimbshme e Samer Al-Saraqbit nga qyteti verior sirian i Xhindiresit, i cili humbi 12 pjestarë të familjes në këtë fatkeqësi.

“Jemi të shkatërruar krejtësisht, ne s’ka kush të na shpëtojë”, thotë burri mes lotësh teksa shtrëngon në krahë trupin e fëmijës së tij të pajetë.

Shpesh, edhe thjesht me duar, banorët përpiqen t’i nxjerrin vetë njerëzit nga rrënojat.

“I dëgjojmë zërat e tyre, e kuptojmë që janë gjallë, po përpiqemi por s’kemi sesi t’i nxjerrim. Nuk kemi mjete, nuk kemi asnjë lloj kapaciteti këtu. I bëjmë thirrje çdo vendi që të mundet, bëjmë thirrje për hir të njerëzve këtu, na ndihmoni. Nëse keni ndërgjegje, na ndihmoni”, tha një banor.

Lexo edhe :  Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Me spitalet e mbushur plot, shumë të lënduarve ndihma e parë u jepet në rrugë apo në automjete. Lufta civile shumëvjecare e ka lënë Sirinë pa kapacitetet e nevojshme për të menaxhuar katastrofa të mëdha, ndërsa apelet për ndihmë nga perëndimi bëhen gjithmonë e më të dëshpëruara, aq më tepër që tërmeti në këtë pjesë të kufirit goditi më shumë pikërisht ata njerëz, të cilët edhe më parë jetonin në kushtet e një varfërie të thellë.

Të fundit

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i...

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes...

Përfundon Lufta e Dytë Botërore në Azi dhe lind dita enjohur si “V-J Day”

(Victory over Japan Day): Skena para dorëzimit Në verën e vitit 1945, Japonia ishte e rrënuar nga lufta pas katër vitesh luftimesh intensive në Paqësor. Më 6...

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë së kundërzbulimit të këtij...

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që...

Lajme të tjera

Web TV