Rama jep lajmin e mirë/ Hapen konkurset ndërkombëtare për 3 stadiume të reja

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se janë hapur konkurset ndërkombëtare për ndërtimin e stadiumeve të Vlorës, Durrësit dhe Korçës.

Siç shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij, këto stadiume do të kthehen në qendra të reja qytetesh.

“U çelën tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës⚽️Durrësit⚽️Korçës⚽️ të cilat synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat😍😍😍”, shkruan Rama.