Tre viktima me origjinë shqiptare janë gjetur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit tragjik që goditi më 6 shkurt Turqinë.
Gazetari Ardit Hoxha nga Stambolli raporton se bëhet fjalë për dy prindërit dhe djalin e tyre.
Trupat e të cilëve janë gjetur të pajetë mëngjesin e ditës së sotme dhe janë nxjerrë nga rrënojat nga ekipet e kërki shpëtimit.
Ata janë gjetur në qytetin e Kahramanmarash një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragjik.
Deri më tani nuk bëhet me dije identiteti i tyre.