Vendim për shtimin e forcave në Turqi/ Peleshi: Jemi vend i vogël, por me zemër të madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të mbledhjes, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dalë për të publike vendimet e marra ditën e sotme.

Ai bëri me dije se është është vendosur të ndryshohet vendimi i marrë para pak ditësh, i cili sipas tij u mor në një afat shumë të shkurtër për shkak të emergjencës në shtetin turk, për të rritur numrin e kontingjentit.

Peleshi bëri me dije se janë dërguar 73 forca kërkim-shpëtimi, që janë ekspertët më të mirë në vend, por edhe forca ushtarake, po ashtu edhe mjete.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave që është miratuar ka të bëjë kontingjentin e dërguar në Turqi. Ne i jemi përgjigjur menjëherë përmes mekanizimit europian, ndërsa kemi bërë ndryshim të këtij vendimi, me qëllim shtimin e numri.

Në Turqi janë dërguar 73 forca kërkim -shpëtimi, që janë ekspertët më të mirë në vend, por edhe forca ushtarake si edhe mjete të nevojshme.

Kemi marrë një falënderim publik nga mekanizmi europian i mbrojtjes civile, në të cilin nuk  kemi shumë që jemi bërë pjesë.

Jemi një vend i vogël, por me zemër të madhe. Kontributi jonë atje nuk është modest, por i qenësishëmn. Jemi pranë popullit turk.”, tha ndër të tjera Peleshi

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV