Lindi nën rrënojat e tërmetit në Siri, mijëra njerëz ofrohen të adoptojnë vajzën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra njerëz janë ofruar të adoptojnë vajzën që lindi nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri, pas tërmetit të ditës së hënë ku bashkë me Turqinë mbetën të vdekur më shumë se 20 mijë persona.

Foshnja, Aya lindi nën rrënoja, por nënë, babai, katër vëllezërit dhe motrat e saj ndërruan jetë. Aktualisht e vogla ndodhet në spital.

“Ajo mbërriti të hënën në një gjendje kaq të keqe, kishte shenja, mavijosje, ishte e ftohtë dhe mezi merrte frymë”, tha personi që kujdeset për të. Tani gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Videot e shpëtimit të Aya u bënë virale në rrjetet sociale. Pamjet treguan një burrë duke vrapuar nga mbeturinat e shembura të një ndërtese, duke mbajtur një foshnjë të mbuluar me pluhur.

Menaxheri i spitalit, Khalid Attiah, thotë se ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz në mbarë botën që duan të birësojnë Ayan.

Ndërsa një mjek, tha: Unë nuk do të lejoj askënd ta birësojë atë tani. Derisa të kthehet familja e saj e largët, unë po e trajtoj atë si një nga të miat. Për momentin, gruaja e tij po e ushqen me qumësht gjiri.

Nga tërmeti i ditës së hënë, në Siri kanë humbur jetën më shumë se 3 mijë persona, ndërsa shumë të tjerë janë ende nën rrënoja.

Të fundit

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Rekorde temperaturash thyhen ndërsa nxehtësia ekstreme përfshin pjesë të Evropës

Temperatura të paprecedenta po shkaktojnë vështirësi në jugperëndim të Francës, Kroaci, Itali dhe Spanjë, me shkatërrimin nga zjarret në Evropë që është rritur me...

Lajme të tjera

Web TV