Zgjedhjet e 14 Majit/ Celibashi “presion” gjykatës për vulën e PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor Ilirjan Celibashi i ka bërë apel Gjykatës që të ketë përparësi shqyrtimin e çështjes se kujt do i përkasë zyrtarisht Partia Demokratike. Deri tani KQZ njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së që ka “autorizuar” Enkelejd Alibeajn për drejtimin e partisë, por nga ana tjetër grupimi më i madh njeh Berishën kryetar. Mbajtja pezull e vendimit përfundimtar rrezikon që procesi zgjedhur të jetë i çakorduar, duke vënë në vështirësi edhe KQZ-në.

Brenda PD-së dukshëm janë ndarjet politike në pretendimin për drejtimin e partisë, por ka edhe një çështje juridike e cila mbahet peng në Gjykatën e Apelit, edhe pse zgjedhjet lokale po afrojnë. Të dyja palët që përfaqësohen nga Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj pretendojnë drejtimin zyrtar të partisë, por pa u shprehur gjykata situata mbetet më shumë se kaotike. Gjykata e Apelit ende nuk ka folur se kujt i takon vula dhe sigla e partisë Sali Berishës apo Enkelejd Albeajt. Edhe pse janë këta dy personazhet që duhet të vënë “nën presion” gjykatën e Apelit për dhënien e vendimit, kësaj here e bëri kryetari i Komisionit Qendror Ilirian Celibashi. Në një komunikim në media Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i bëri apel Gjykatës që t’i japë zgjidhje çështjes së drejtimit të Partisë Demokratike. Sipas tij, çështjet që lidhen me fatet e proceseve zgjedhore kanë përparësi ndaj padive të tjera, ndaj duhet trajtuar me prioritet nga drejtësia. “Këto janë në krye të interesave sepse lidhen me demokracinë dhe plurarizmin politik, thënë këtë, edhe kjo çështja e udhëheqësisë së PD nuk mund të trajtohet hajde kur të kemi kohë, të shikojmë ngarkesën”, është shprehur Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Këtë deklaratë kreu i KQZ-së e bëri pas miratimit të komisionerëve të Partisë Socialiste, Partisë së Lirisë dhe atyre të Socialdemokratëve. Ndërsa komisionerët e PD-së mbetën pezull me argumentin se KZAZ mund të funksionojnë edhe me katër anëtarë. Ka një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e cila njeh Kuvendin Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetorit 2021, i cili i jep vulën dhe logon Sali Berishës. Ky vendim u ankimua në Gjykatën e Apelit nga “Grupimi Basha” që përfaqësohet me “autorizim” nga Enkelejd Alibeaj. Për të marrë formën e perë dhe përfundimtare se kujt i përket partia duhet një vendim nga shkalla e dytë e gjyqësorit, por deri më tani po zvarritet, ndonëse palët e interesuara të paktën publikisht bëjnë thirrje për “përshpejtim të vendimit”. Ndonëse situata duket mëse kaotike në partinë më të madhe të opozitës, ligjërisht zgjedhjet mund të zhvillohen edhe nëse asnjëra palë nuk arrin të regjistrojë komisionerët që do marrin pjesë në procesin e votimit dhe numërimit. “Është kuorumi minimumi prej 4 anëtarësh. Ky kuorum e bën funksional komisionin zonal të administrimit zgjedhor. Në momentin më të përshtatshëm të mundshëm do të emërojmë edhe anëtarët e KZAZ të propozuar nga PD. Të vendosurit sipas ligjit presupozon edhe të vendosurit me një lloj përgjegjshmërie për fatin e procesit zgjedhor”, tha Ilirjan Celibashi. Afati i fundit për regjistrimin e partive është data 6 mars ku KQZ duhet të vendosë edhe për fatin e PD-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi komisionerët e PS, PL dhe PSD-së por të njëjtin fat nuk patën ata të Partisë Demokratike. Ilirjan Celibashi shprehet se KZAZ mund të funksionojnë edhe me katër anëtarë, ndërsa i drejtoi një apel gjykatës që t’i japë zgjidhje konfliktit për drejtimin e PD-së. Në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së KQZ-së, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shpjegoi mungesën e një vendimmarrje lidhur me listat e paraqitura nga PD-ja për anëtarë të KZAZ-ve. Sipas Celibashit, vendimmarrja e KQZ-së do të jetë strikte, e bazuar në Kodin Zgjedhor. Si Alibeaj ashtu edhe Berisha kanë dërguar listat me komisionerët e tyre.

Të fundit

Lundrimi i rrezikshëm me 5G në xhepin e pasmë

Nga Leonard Veizi   Në shumë telefona android tashmë ka nisur të shfaqet sinjali 5G. Dhe po aq shfaqet dukshëm dhe...

Sfida e mazhorancës për zgjedhjet e 2025

Kryeministri Edi Rama ishte dje në takimin vjetor të Këshillit Kordinues të Dasporës, ku theksoi rëndësinë e votës së tyre dhe sfidat që ka...

SHBA kërkon mandat të dytë për Dumanin

Amerikanët janë të vendosur që t’i japin edhe një mandat tjetër kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe grupit të prokurorëve. Dumani pikëtohet sërish për...

Horoskopi i ditës, e premte, 20 dhjetor 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Dashi Në dashuri, dita sjell qetësi dhe dialog konstruktiv me partnerin. Në punë jeni plot energji dhe gati për të zgjidhur çështje të pazgjidhura. Demi Në dashuri...

Lajme të tjera

Web TV