Mrekulli, 101 orë pas tërmetit katastrofik dëgjohet zëri i mekur i një foshnje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mrekulli po konsiderohen gjashtë shpëtimet e arritura mëse 100 orë pas tërmetit fatal 7.8 ballë në Turqi që deri tani numëron mbi 21 mijë të vd ekur dhe mëse 80 mijë njerëz të plagosur, raporton noa.al.

Vetëm në një kompleks godinave banimi në Hatay janë realizuar gjashtë operacione të suksesshme kërkim-shpëtimi duke nxjerrë të gjallë burra, gra dhe fëmijë që mbijetuan më shumë se katër ditë nën rrënoja nën motin e acartë, mungesën e ushqimit dhe ujit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit që punojnë në rrënojat e godinës së banimit Arzu, i cili u shkatërrua në lagjen Iskenderun të Hatay, konstatuan se 9 persona ishin gjallë.

Si rezultat i kërkimeve, 6 persona u shpëtuan të gjallë 101 orë pas tërmetit.

Sakaq po punohet për të shpëtuar tre personat e mbetur.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit të ekipeve vazhduan në një tjetër apartament tek ndërtesat e shkatërruara.

Ekipet arritën të shpëtojnë 32-vjeçaren Sebahat Varlı dhe djalin e saj 10-vjeçar Serhat, të cilët ishin në rr ënoja.

Sebahat dhe Serhat Varlı, u shpëtuan në orën 101 si rezultat i kërkimit dramatik në vështirësi të mëdha.

Nënë e bir të pl agosur janë dërguar në spital me autoambulancë nga ekipet e Urgjencës Shëndetësore.

Përpje kjet e kërkim-shpë timit, të cilat filluan pas tërmeteve që pr ekën 10 provinca, vazhdojnë duke përdorur kamera termike dhe pajisje dëgjimi audio.

Ekipet arritën të pikasin një inxhinier civil 30-vjeçar, dhe nisën kërkimin në ora 23.00 mbrëmë. Sot në mëngjes u arrit të tërhiqej nga rrrë nojat dhe u dërgua në autoambulancë me duartrokitje.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV