Ushqime më të shtrenjta, INSTAT: U stabilizuan tregjet, por u rritën çmimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten të larta, edhe pse rritja e tyre është ngadalsuar në janar.

Përjashtim nga stabiliteti duket se bëjnë ushqimet dhe pijet joalkoolike, që sipas  INSTAT në nisje të vitit u rritën me 4.6 për qind.

Çmimet e mallrave kanë njohur një stabilizim me nisjen e vitit të ri edhe pse me një rritje të konsideruar të lehtë.

Megjithatë ajo që vihet re, në tabelat e INSTAT është se ushqimet dhe pijet jo alkoolike edhe në muajin janar janë blerë me të paktën 4.6 për qind më shumë se muaji paraardhës.

Por pozitiv shihet fakti se në sektorët e tjerë shtrenjtimi është frenuar duke shkuar në maksimumin 0.5 për qind. Madje e njëjta situatë shfaqet edhe tek qiratë e banesave, energjia apo uji i pijshëm

Të dhënat zyrtare në fakt janë publikuar pak ditë nga hyrja në fuqi e njoftimit se çmimi i qumështit dhe bulmetit do të rriten deri në 37 për qind, çka do të përkthehet në një kosto shtesë për konsumatorët në vend.

Sipas Bankës së Shqipërisë, tashmë ka një stabilitet në tregje, kjo edhe për vetë faktin se është vlerësuar leku kundrejt monedhave të tjera.

Tashmë do të mbetet për tu parë, nëse në muajt në vijim do të ketë lëvizje të kushtimit të produkteve vendase apo dhe të importit.

Të fundit

Transferimi i bujshëm tek Arsenali, Gyokeres thyen rekordin e fanellave të shitura

Fanella e Gyokeres thyen rekordin e shitjes pak ditë pas transferimit të tij tek Arsenali. Sulmuesi suedez e bëri...

INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë, procesi do të kushtojë 891 milionë lekë

Pas përmbylljes së Censit të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2023, Instituti i Statistikave po përgatitet për Censin e Bujqësisë. Projektligji është nxjerrë për...

Rama: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Elbasani është në rrugën e transformimit urban dhe po “rimerr frymë”, teksa publikon fotot nga lirimi i...

“Kodi i ri Penal, futet në krevatin bashkëshortor!/ I vendos prangat Don Zhuanëve

Nga Florian Bonjaku* (Ish-Prokuror) Të merremi vesh që në fillim: Drafti i ri i Kodit Penal në Shqipëri ka ambicie të mëdha – harmonizim me standardet...

Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni (Video)

Një avion luftarak amerikan F-35C u rrëzua të mërkurën pranë Stacionit Ajror Detar Lemoore në Kaliforni, rreth orës 18:30, sipas një deklarate të Marinës. Piloti...

Lajme të tjera

Web TV