Politikë Berisha e Meta në Bulevard, PS: Protestë kundër drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Taulant Balla, komentoi nga Fieri protestën e opozitës sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit. Balla u shpreh se Berisha e Meta nuk i marrin dot shqiptarët për budallenj për hallin e tyre.

“Protesta sot nuk lidhet me një shkak që ekziston. Sot Sali Berisha ka thirru një protestë sot që të justifikojë hallin e tij. Ai është shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të dhe pyetja që shtrojmë është: ‘ a ka ndonjë shqiptar dyshim që ai ka bërë korrupsion dhe ka minuar demokracinë’. Protesta është për t’iu kundërvënë drejtësisë. Ditën kur në SPAK u thirr Shkëlzen Berisha u njoftua protesta. Ditën kur u ccuan provat e reja për 21 janarin në SPAK u blloku Kuvendi”, tha Balla.

Ai foli edhe për kërkesën për komision hetimor për çështjen ‘McGonigal’.

“Ju e keni se si deputetë të PD-së edhe pse ishin jashtë Shqipërisë kishin firmosur me emër mbiemër, pa qenë këtu. Këta e kanë problem të madh këtë çështjen e firmës dhe vulës, Çështje e tyre, ne nuk ndërhyjmë dot. Kuvendi i Shqipërisë do t’i shkojë deri në fund një hetimi etik dhe penal se si guxojnë që deputetë, njëri kandidat për kryebashkiak në Tiranë, që edhe emrin ia kanë shkruar gabim, nuk del të thotë. Këta që falsifikojnë firmat dhe vulat e njëri-tjetrit nuk kanë qasje për t’u shëruar. Këtyre shqiptarët duhet t’i japin një mësim siç duhet më 14 maj. Dhe ne do t’ia japim”, tha Balla nga Fieri.

Të fundit

Tarifat e reja të Trump për më shumë se 90 vende të botës hyjnë sot në fuqi!

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për më shumë se 90 vende të botës kanë...

Bombardimi i Ambasadave të SHBA-ve, mëngjesi i zakonshëm që u kthye në tragjedi

7 Gusht 1998 - Afrika Lindore Mëngjesin e 7 gushtit 1998, qytetet e gjalla të Nairobisë, kryeqytetit të Kenias, dhe Dar es Salaam, kryeqytetit të...

Republika e rregjimeve të urryera të së kaluarës

Thoma Gëllçi  (Një rrëfim që s’ka as fillim, as fund, por plot armiq të urryer dhe një popull që mallkon me pasion të pashoq) Në një...

Breshëri mbi shalqinj: Fushat e Hersonit nën sulmet e dronëve rusë

Edhe në tokat bujqësore në Herson të Ukrainës, kërcënimi i luftës ndihet prej afër. Fermerët që korrin shalqinj në tokat e tyre, së fundmi janë...

Rrëzohet avioni në Arizona, nuk ka të mbijetuar

Një avion i vogël transporti mjekësor u rrëzua në rezervatin Navajo në veri të Arizonës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në...

Lajme të tjera

Web TV