E dashuruar me një 77-vjeçar/ Futbollisti ‘thumbon’ Diolën: Çfarë do të thonë vajzat…

Befasoi me pohimet e saj disa ditë më parë Diola Dosti, e cila tha se është dashuruar me një 77-vjeçar.

Big Brother VIP Albania duket se ka përfshirë edhe botën e futbollit, dhe kjo deklaratë e nutricionistes nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e një futbollisti të njohur, Skerdi Bejzades.

Ish-sulmuesi i disa skuadrave në Shqipëri, i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale, e ironizoi Diolën për këtë pohim, i cili konstatonte me shqetësimet e paraqitura më herët prej saj për Luizin.

Bejzade i kujtoi atë që kishte ndodhur me një nga banorët e këtij reality show, ku Diola pretendonte se ishte mërzitur për mënyrën se si fëmijët do ta perceptonin.

“Më duket se këtu te Big Brother hyjnë normal e dalin të luajtur mendsh.

Kjo kishte hall se çfarë do të thonin gocat e veta për lojërat e Luizit.

Se dashnia me plakun 100 vjeç nuk ka problem”, ka shkruar plot ironi futbollisti.